Tahiri, jo më kreu i PS Tiranë

Dita

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri pritet të lërë mandatin e kreut të PS-së për Tiranën, për shkak të postit të tij në qeveri.

Një nga pikat e ndryshuara që do të diskutohet në kongres është edhe papajtueshmëria e mandateve, në bazë të të cilit asnjë nga kryetarët e degëve të PS-së në 61 bashkitë nuk do të mund të mbajë poste të larta publike, raporton GSH.

Nga kjo pikë, i pari që preket është ministri i Brendshëm, i cili është njëherësh edhe kryetar i PS-së për Tiranën. Pritet që socialistët e Tiranës të zgjedhin një emër të ri për t’i drejtuar, ndërkohë që Tahiri do të vijojë detyrën e tij në qeveri.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *