Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri shprehet entuziast për rezultatet e aksionit të policisë kundër kultivimit të bimëve narkotike, duke theksuar se tashmë janë shkatërruar 99.2% e parcelave të evidentuara në të gjithë territorin e vendit.
Ai theksoi se policia është e vendosur për të vijuar punën e përditshme për të shkatërruar çdo parcelë në çdo cep të Shqipërisë. Duke bërë një krahasim me vitin 2013, Tahiri tha se sipërfaqja e kultivuar me bimë narkotike është 8 herë më pak se dy vite më parë.
Tahiri akuzoi dy paraardhësit e tij në krye të Ministrisë së Brendshme, Lulzim Basha dhe Flamur Noka, për dështim në luftën kundër drogës.
“Luli dhe Muli dy kampionet me spektakolare te dështimit në luftën kundër drogës siç janë sot kampionët e shpifjes”, tha Tahiri.
Duke u ndalur tek akuzuat e opozitës, ministri tha se nga ata mund të presësh gjithçka, kur kapen duke manipuluar fotot e një aksioni policor.

Kryeministrit me duket sikur tha se do dilnin emrat e atyre qe meren me droge……si gjithmone llogje kavaje mjer populli….
O Edi ! Po ju prisnit qe Rama t’i thoshte emrat aty ne konference?!….
Luli dhe Muli jo se kan deshtuar ne luften kunder droges, por sepse kan bashkepunuar dhe jan lidhur koke e kembe me industrine e droges se bashku me koken e krimit dhe droges ne shqiperi S.Berishen,kjo droge eshte perkthyer ne miljona e milarda euro qe jan future ne gjepa te tyre.~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~