(Në ndihmë të harkëtarëve të SHQUPIT)
Daç besoni-mos besoni,
po pardje te kafja ime,
më erdhi Sajmir Tahiri,
me lajme dhe propozime.
Koburen plot me fishekë,
Tahiri gjithnjë e mban,
më dha shpejt një pliko lekë,
dhe një top marijuanë.
Si Kryetar i Partisë,
këtu zërin pak e trashi,
po të bëj kordinator,
dhe partie-dhe hashashi!.
Të dhashë një goxha pliko,
ne nderet i bëjmë të plota,
po veç gjysmat ke të tuat,
gjysma tjetër do blesh vota!.
Në gjirin e shoqërisë,
ti je një emër me peshë,
për llogari të Partisë,
njëqind vota do m’i blesh!.
Nuk bëra si i habitur,
por qëndrova krejt i qetë,
ti e di-vazhdoi Tahiri,
që neve jemi konkretë.
Hashashin ta zgjodha vetë,
s’është hashash-po është flori,
ndaj pije me muhabet,
kënaqu me shoqëri.
Kaq më tha Sajmir Tahiri,
në fund uroi:”Paçim fat,
të na rruajnë fundin e barkut,
ata që na kanë inat!.”
Ju them me zëmër në dorë,
pardje fati fort më ndriti,
se Tahiri me një dorë,
më dha rrogën e një viti!.
Nga propozim’ i Tahirit,
hiç në befasi s’u kapa,
dhe as në mëndje s’më shkoi,
që plikon t’ja ktheja mbrapa!.
Unë jam mjeshtër i rregjur,
mjeshtër i mobilizimit,
se kam qënë tek Socialistja,
që në ditën e fillimit.
Menjëherë hapa fletore,
shkrova gjithë emrat që dija,
u vura shënja të ndryshme,
kë do bindja-kë do blija!.
Në kokën time pjellore,
gëluan plot marifete,
po të bindja njëqind veta,
mbaja gjithë lekët për vete!.
Ditë e bukur-u kënaqa,
si kënaqi ju tani,
por të gjitha sa ju thashë,
ishin vetëm fantazi!.
Fantazia tek unë shkon,
se ajo me bukë më mban,
por fiks kështu ligjëron,
Flamur Noka në ekran!.
Del si një triumfator,
idiotizma duke kallur,
një handikapat i gjorë,
që nuk vlen as për t’u tallur!.
Bëra veten personazh,
mora drogë dhe të thatat,
për t’ju thënë se po kaq trashë,
i bën SHQUPI deklaratat!.
Deklarata në eter,
pa një fakt-e pa një foto,
mbete SHQUP dhe këtë verë,
në takëm që ishe proto!.

Shume bukur
rrofsh o duka qe na kenaqe me flammur noken
Te lumte pena…
Raportet e policise italiane e gjermane nuk jane aq fantazi o bejtexhi ndaj vazhdo shiko endrra me enver se aty te ka mbetur ora.
NUK E KUPTOVA MIRE, MOS ISHTE GJE PER TE “ZBUKURUAR” TAHIRIN???????!!!!!!!!!!!!!!!
KETE VIT SHQIPERIA DO TE THYEJE REKORDIN HISTORIK TE PRODHIMIT TE HASHASHIT.
TE THUASH SE TAHIRI “NUK DI GJE”, ESHTE SI ATA QE THONIN SE ENVERI NUK DINTE CFARE NDODHTE POSHTE, ISHIN TE TJERET QE I BENIN KRIMET.
HAHAHHAHHAHAHAHAHHAHAHAHHAHAHA
Natyrisht’ qe Tahiri e di,ndryshe nuk do digjeshin gjithandej nga 500 – 2500 rrenje cdo dite,po kumbarojne kultivusit e Salehit!, Hahahaaaa…
Poezi satirike tallese e therese ! Del nipi kryekriminelit
.te Myzeqese, Isa Toska dhe na ”ligjeron” ,si papagall ,
duke bere deklarate hiperbolike qe as gomaret e Peqinit
nuk e hane barin qe i servir , Alibeu …!
– Ketu prehet don Kishoti,
-Ish aq i mire e aq zoti,
-Boten mbrapsht desh ta kthente ,
-Dhe me ushte ta mberthente. !!!
Banda pedeiste, vertete eshte bere gazi botes !
Mashtrimet dhe genjeshtrat e saj as femite e
klases se trete fillore nuk i besojne …!!!!
C’e pandehni popullin shqiptar more kriminele te
bariut te dhive te Vicidolit …!!!
Largohuni nga ajo kerrme politike sa nuk eshte vone !
Ende nuk e merrni vesht se anija gervalle ka marre uje
ne te gjitha anet !
Ende nuk e kuptoni sa miope jeni qe asnje nderkombetare
nuk ju mbeshte , as Amerika dhe as BE -ja , megjithe ma-
shtrimet e 2B …!!!
alphadudu, ke harruar refrenin e zakonshem “o tempora o mores” e “quo vadis”.
O BENI TE LUMTE PENA
SA BUKUR QE E KE THENE
NESER DEL E NA FLET GRIDA
ARBEN DUKEN E KANE ZENE!
TE DY BASHKE ME “SAJE QORRIN”
BEJNE PAZARE HASHASHI
BEJNE TRAFIKUN E DROGES
NGA VLORA E NGA PISHKASHI
PRANDAJ O BEN BEJ KUJDES
SE SALIU KA”TRIMA”SHUME
DO TE RUAJNE KUR TE DHJESESH
E DO VINE TE TE HANE MUNE!