Tahiri: Mungesa e adresave i hap shteg manipulimit të zgjedhjeve

Saimir Lleshi

Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri deklroi sot se mungesa e adresave është shteg për manipulim në zgjedhje.

“Ju shumë mirë e dini që në lista zgjedhore jeni mësuar gjithë këto kohë të keni kodin specifik, 999. Ata janë shtetasit që janë në listën zgjedhore, po nuk dihet ku banojnë. Jemi mësuar gjithë këto kohë të dimë kanë njerëz të identifikuar që votojnë në këtë kuti, ka njerëz të identifikuar në letër, që duhet të votojnë në këtë kuti. Se janë emigrantë apo jo, se janë njerëz që u ka ngelur banesa në letra te ajo qendër votimi, po janë në qyteti tjetër. Se janë njerëz që nuk ekzistojnë, kjo nuk dihet. Kjo cenon parimet e sistemit zgjedhor, barazinë e votës së qytetarëve dhe ka shërbyer si shteg për manipulimin e zgjedhjeve, me shtetas që ekzistojnë vetëm në listë por jo në territor”, tha Tahiri.

Deklaratat e tij u bënë gjatë prezantimit të projektit për “Regjistrin e integruar të adresave dhe shtetasve – Popullimi”.

Sipas tij, ky regjistrim është një domosdoshmëri, pasi sot në të gjithë Shqipërinë qytetarët e kanë të vështirë të orientohen, sepse në vend ka plot rrugë që kanë të njëjtin emër.

“Në regjistrin kombëtar të adresave mungojnë kategori të tëra të dhënash. Si apartamenti, hyrja, shkalla dhe të dhëna të tjera mjaft të rëndësishëm. Marrim një shembull. Ndryshimi demografik-urbanistik në Kamzë në harkun kohor të 5 viteve është më shumë se 30%. Shoqëria ka ecur përpara shteti ka bërë stop. Stop për regjistrin. Ne dimë se çka ndodhur deri në 2007-ën. Ka dy rrugë me të njëjtin emër. Sikur taksisti të mos i referohej “Pallatit me shigjeta”, “Brrylit” e me radhë por vetëm rrugës, kur janë 2 me të njëjtin emër, çfarë mund të ndodhte?”, ka thënë Tahiri.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *