Të tjera ndryshime kanë ndodhur në strukturat drejtuese të Policisë së shtetit.
Largohet nga detyra Drejtori i Policisë së Shkodrës, Shaban Nexhi, dhe në vend të tij emërohet Lorenc Paganika.
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka firmosur largimin nga detyra të Drejtorit të Policisë së Shkodrës, Shaban Nexhi, duke e zëvendësuar atë me ish zv/Drejtorin për Mbrojtjen e Dëshmitarëve dhe të Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë Lorenc Panganika.
Prezantimi i tij u bë nga Drejtori i Përgjithshëm, Artan Didi, i cili mësohet se ka kërkuar rritje të performancës së uniformave blu të Shkodrës, lidhur edhe nga ngjarjet e fundit të shënuara në këtë qark.
Ish-drejtori Nexhi do të transferohet në Tiranë pranë Drejtorisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Ai u emërua në krye të policisë së Shkodrës në Tetor të 2013- ës, por që prej asaj dite e deri më sot në qark kriminaliteti njohu vetëm rritje.
