Tahiri pas takimit me Papën: Na inkurajoi në luftën kundër drogës

Dita

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka takuar Papën në selinë e ambasadës së Vatikanit në vendin tonë, e cila gjendet në rrugën e Durrësit. Pas takimit me Atin e Shenjtë, Ministri Tahiri shkruan në rrjetin social “Facebook” se , takimi ishte i jashtëzakonshëm dhe inkurajues për të vazhduar me më shumë forcë luftën kundër drogës.

“I jashtëzakonshëm takimi me Papa Francesku dhe inkurajimi i Atit të Shenjte për të vazhduar me më shumë forcë luftën kundër drogës. Mu dha rasti të informoj Papën për rezultatet tona kundër drogës. Të paharrueshme fjalët; te shpëtojmë fëmijët e botës nga droga! Faleminderit Ati i Shenjtë!”, shkruan Ministri Tahiri në postimin e tij.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *