Tahiri: Policia e Shtetit nuk ka pajisje përgjimi

Elton Tafaruci

Pas kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe Drejtorit të Policisë së Shtetit, para Komisionit të Sigurisë raportoi edhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili e mohoi kategorikisht disponimin nga Policia e Shtetit të një pajisje përgjimi.

“Nuk ka pasur nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë pajisje përgjimi. Policia e Shtetit po bën të gjitha përpjekjet e saj për të reformuar sektorin e sigurisë dhe mbi të gjitha për t’i dhënë qytetarëve të saj një standard të ri sigurie. Jam shumë i gatshëm të pres përgjigjen e prokurorisë në lidhje mbi këtë çështje, ndërsa kam vënë në dispozicion gjithçka për hetimin e Prokurorisë. Ka një program trajnimesh për të përgatitur efektivët e policisë dhe eksperienca me partnerët ndërkombëtarë është ndihma më e madhe që mund të na japin”, tha Tahiri.

Më pas, Tahiri tha se policia disponon një pajisje trajnuese, por që nuk shërben për përgjim.

“Kam thënë që policia disponon një pajisje që funksioni i saj dihet, e cila është në pronë dhe disponim nga partnerët italianë. Ne nuk kemi mundësi të kemi një pajisje të tillë përgjigje. Unë kam thënë se është një pajisje për synim trajnimi, por që nuk bën përgjim”, shtoi Tahiri.

Share This Article
1 Comment
  • Po ketij palo ministri analfabet funksional a ia ka mesuar njeri historine engritjes se flamurit ne Vlore nga Ismail Qemali?! Vajmedet arrogance dhe injorance!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *