Tahiri: Politika po përpiqet të njollosë punën e policisë

anazapta

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, tha sot se politika po përpiqet të bëjë pis punën e policisë. Duke u ndalur në rastin e Dvijakës, Tahiri tha se operacioni i së shtunës nuk ishte më i vështiri, ndërsa shtoi se policia ka kapur me tonelata drogë, por mediatizimi dhe politizimi i kësaj çështjeje nuk e bën shoqërinë të jetë më e qetë. 

“Këtu u bë një kronologji e shkurtër dhe e saktë për operacionin që përfundoi me sekuestrimin e lëndës narkotike dhe kapjen e trafikantëve. Për policinë ky nuk ishte aksioni më i vështirë, sikur vëmendja e medias të ishte po kaq më e madhe për tonelata lënde narkotike që kapen nga policia, padyshim që shoqëria do ishte më e qetë nga prodhimi i vrullit të të pavërtetave”, tha  Tahiri.

Ai theksoi se sulme të tilla ndaj policisë inkurajojnë krimin.
“Lërini hetimet të vazhdojnë, institucionet të punojnë, lëreni policinë e shtetit të bëjë detyrën. Politika nuk i është sulur krimit, por policisë që lufton krimin. Duan ta implikojnë policinë se paskemi të bëjmë me trafik shtetëror të drogës. Po mirë kur qenka i gjithë shteti në këmbë kush do e merrte mundimin ta ulte një avion në tokë, a s’do ishte më e lehtë të bëhej ky trafik? Sulmi i paprinciptë ndaj policisë e dekurajon policinë dhe i garanton frymëmarrje krimit. Policia është në krye të detyrës. Nuk ka as për t’u habitur që edhe e vërteta që u tha nga Drejtori i Policisë, nuk do mbyllë rubinetin e shpifjeve nga ata që bëjnë politikë me krimin. Kjo që patë është një kronologji e shkurtër po e saktë që përfundoi me arrestimin e trafikantëve dhe kapjen e drogës. Jam i sigurt që nuk ishte operacioni më i vështirë por po të ishte kaq e madhe vëmendja në aksione të tjera, shoqëria do të ishte më e qetë. Ndërkombëtarët i kanë bërë thirrje politikës të lërë të qetë policinë të bëjë punën e saj. Këtë qytetarët e kanë kuptuar?” , tha ministri.

 

Share This Article
5 Comments
  • Shume zhurme per asgje. Ne bote ka metoda shume me te sofistikuara te trafikut te droges. Ky me avione eshte me i rendomti, ne rastin tone me i trashi kudo qe ta kapesh. E rendesishme eshte te luftohet ky trafik si dhe me kryesorja me kompromis politik i cili po shfaqet me difekte nga njera ane politike.

  • Për cilët politikanë e keni fjalën z. ministër për opozitën apo edhe për mazhoroncën ku bën pjesë?
    Mos bëni naivin,sikur s’kuptoni.Problemi nuk qëndron tek policia.Problemi jeni ju dhe rilindasi yt që në vënd të verifikonte akuzat që i bënë i hodhi poshtë me ironi dhe i sigurtë se bëhej fjalë për shpifje duke ndihmuar në këtë mënyrë Salën ti linte si gjithmonë dopjogjashtën në dorë.Kronagrama e drejtorit tënd nuk i hynë punë njeriu,puna është se ç’ka ndodhur përpara orës 13.26 se mbas kësaj ore e pamë të gjithë çfarë ndodhi.

  • Sa-imir Tahiri vazhdo stervitjen me policin se mbas lazaratit tani po ti rraf dhe divjaka….dhe nese ndodhe…Tahiri + Didi qe e mbane kapelen si gango ngeleni jashte sezionit.

  • Tahir Gusmari mos prit dite te mira sa te jene Ali Baba Saliu dhe 40 kriminelet e hajdutet e cetes se tij te lire. Me vjen keq , por ata i mbron aleati juaj: Ilir Bllok Floriri. Te keqen e keni brenda…

  • Nuk qeveriste vendi vetem duke shitur mend, duke shkruar letra apo duke mesuar te tjeret si te bejne punen, retorika mund te beje pune ne kohe zgjedhjesh por tani eshte koha e perveshjes se mengeve.
    Si mund te akuzosh opoziten apo “politizimin” per paaftesine e vartesve te tu.
    Shembulli i Bizhges qe shkon ne Lazarat dhe shpall me te madhe qe aty nuk ka marijuane tregon se niveli i profesionalitetit te disa drejtuesve eshte i mjerueshem apo edhe ketu fajin e ka opozita?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *