Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri ka prezantuar Drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, Haki Çako.
Ceremonia u zhvillua paraditen e sotme në ambjentet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku ishin të pranishëm drejtuesit kryesore të policisë në vend.
Haki Çako u emërua në këtë detyrë një ditë më parë, me vendim të Këshillit të Ministrave.
Ai ka një karrierë të gjatë në Policinë e Shtetit. Së fundmi, ka drejtuar Policinë e Qarkut të Gjirokastrës dhe më pas ishte Zv/drejtor i Përgjithshëm për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda.
Nuk e njohim të emëruarin? Nuk ja dimë aftësitë dhe shkallën e integritetit personal e profesional. E urojmë për detyrën z. Çako por kujdes,- policia e sotme kërkon shumë inteligjencë, aksion, shpejtësi rrufeje në kundërveprim. Kërkon gjithashtu pavarësi profesionale nga politika dhe interesat politike të cilat jo rrallë nuk janë në dobi të një policie kualitative. Tung!