Tahiri: Rripi i sigurimit, detyrim absolut

Elton Tafaruci

Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri inspektoi të mërkurën punën e Policisë Rrugore, lidhur me kontrollet e rrepta për rripin e sigurimit.

Ministri Tahiri në një prononcim për mediat tha se është bërë një punë e madhe në drejtim të sigurisë rrugore, ndërsa vlerësoi si mjaft të rëndësishme punën e Ministrisë së Transportit.

“Vendosja e rripit të sigurimit dhe kontrollet në këtë drejtim do të jenë të pandalshme. Siguria në qarkullimin rrugor është mjaft e rëndësishme. Duhen masa të forta që qytetarët, ata që tentojnë ti anashkalojnë rregullat, të mendohen mirë përprara se ta shkelin ligjin. Ne jemi të vetëdijshmë se rripi í sigurimit është detyrim absolut. Mbështes punonjësit e Policisë Rrugore. Falënderoj Ministrinë e Transportit për vendosjen e sinjalistikës rrugore, duke rritur kështu sigurinë e qarkullimit në rrugë, por shifrat tregojnë se ka ende nevojë për punë”, tha Ministri Tahiri

Share This Article
1 Comment
  • HASHASHI O VLLA, HASHASHI,

    NA KA KAPUR PREJ FYTI EKONOMIA E HASHASHIT.

    KJO I SHQETESON SHQIPETARET SOT, E TI MERRESH ME MUHABETA HORDHA PORDHA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *