“Në cilësinë e ministrit, i jam drejtuar aso kohe me shkresën e datës 29/10/2013, (shkresë sekrete) koleges time, ministres Kodheli, duke e informuar se nuk punonin radarët”. Kështu deklaroi sot nga salla e gjyqit, ish-ministri Saimir Tahiri, për të cilin prokuroria kërkoi 12 vite burg (8 vite me gjykim të shkurtuar).
BW zbulon detaje nga seanca e stome gjyqësore që u mbajt tek Krimet e Rënda.
“Prokuroria më akuzon për raste të trafikimit në 2013, 2014, 2015. Ndërkohë që hetimet, dy hetimet konkrete, ndaj Taulant Haxhirajt dhe Moisi Habiljat kanë nisur në 2016”.
Tahiri pyeti se si ka mundësi që prokuroria mund të akuzojë atë për sasi droge të kultivuara para se ai të merrte detyrën e ministrit. Sipas Tahirit, prokuroria duhet t’i publikojw faktet qartë dhe mos të thoshte gënjeshtra.
Lidhur me akuzën që Tahiri ka favorizuar Habilajt, duke u garantuar atyre mbrojtje, Tahiri e kundërshtoi ashpër këtë fakt. Tahiri tha se Policia e Shtetit në 2/ 10/2013, fill pas episodit të parë kur akuzohet të jetë përfshirë se ka favorizuar Habilajt, kishte dërguar procedim penal ndaj shtetasve Moisi dhe Florian Habilaj për akuzat e heqjes së paligjshme të lirisë. “Si mundet që unë t’i dërgoja ata në procedim për sa kohë i favorizoja në trafikun e drogës?!”, ka thënë Tahiri. Sipas prokurorisë, trafikimi është kryer me një peshkarexhë me emrin Fatima.
“Prokuroria”- tha Tahiri, e lë të mjegullt faktin se asokohe janë fikur radarët. Por unë në cilësinë e ministrit, i jam drejtuar aso kohe me shkresën e datës 29/10/2013, (shkresë sekrete) koleges time, ministres Kodheli, duke e informuar se nuk punonin radarët.
Të njëjtën gjë bëri dhe për episodin e radhës Tahiri kur tha se Policia e Shtetit ka proceduar vëllezërit Habilaj. Ata u dërguan sipas sistemit TMS, tha Tahiri, për kontroll.
o.j/dita

Mjere drejtesia pa drejtesi kur padrejtesine e quan drejtesi!!!!!!!
Keto te prokurorise e kane kaluar vetingun per aftesi profesionale.Apo qyshe.
Te denohet tjetri kur nuk asht i ngarkuar me detyre qeveritare.Si dhe per paralajmrim ne kohe te duhur qe nuk funksionojne radaret,shto dhe kerkesen per precedim penal ndaj Habilajve,akuzohet per perfshirje ne krimin me Habilajte.
Pse kujtoni ju se Mimi me rrogen e ministreshes ka frekuentuar butikat e luksit ne pariz rome e germani? Jo jo me fikjen e radarzve ajo ka fituar shume shume dollars!!
Litari litari