Tahirit i zgjatet hetimi, Prokuroria pret dosje nga Italia e Greqia

Leda Hysa

 

Tre muaj pasi morën kohë shtesë për hetimet ndaj dosjes “Habilaj – Tahiri”, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ngritur sërish kartonin, duke kërkuar zgjatje të afatit hetimor edhe për 90 ditë të tjera.

Shtyrja e hetimeve është firmosur deri në datën 18 qershor, derisa autoritetet e drejtësisë jashtë vendit të kthejnë përgjigje për dy letërporosi, të cilat pretendohet t’i shërbejnë hetimit.

Në pritje të dorëzimit të dy letërporosive, njëra nga Greqia dhe tjetra nga Italia, Prokuroria e Krimeve të Rënda që po heton ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, ka kryer lëvizjen e radhës.

Grupi hetimor i ka kërkuar Inspektoratit të Lartë të Deklarimit e Kontrollit të Pasurive që t’i depozitojë deklaratën e pasurisë për vitin 2017 të ish-ministrit Tahiri.

Ky veprim hetimor vjen në një kohë kur ish-ministri i Brendshëm sipas ligjit antimafia është edhe nën hetim pasuror përderisa, ish-zyrtari i lartë aktualisht deputet i pavarur, dyshohet për trafik e korrupsion. Më herët informacione për asetet pasurore jo vetëm të Tahirit, por edhe të familjarëve të tij janë kërkuar edhe nga hipotekat, doganat, qendra kombëtare e biznesit, por edhe agjenci të tjera.

Nga ana tjetër, Gjykata e Lartë nuk ka vendosur ende një datë se kur do ta shqyrtojë kërkesën e Prokurorisë që këmbëngul që Tahirit t’i ndalohet të dalë jashtë Shqipërisë.

Kërkesa është regjistruar në datën 7 shkurt, pak kohë pasi akuza humbi në gjykatë me qëndrimet për bllokim të pasaportës së ish-ministrit. Hetimet në themel, ndërkohë gjenden në vendqëndro.

Prokurorët shpresojnë që të marrin nga italianët dhe grekët materiale shtesë që do të hidhnin dritë mbi dyshimet e tyre për çështjen më të bujshme të vitit 2017, e cila nisi nga botimet në media pas goditjes së grupit të Habilajve.

l.h/ dita

Share This Article
10 Comments
  • i moret te keqen ska dale asgje qe kerkoni shtyrjen ne afatit te hetim po te kish gje me vrap do ta arestoni.Meta ,Kryemadhi,Vasili,dhe bucet e berishes do plasin

  • TAHIRI DO DALI I PAFAJSHEM.ISHTE SAJESE E SALIUT ME TRE PREKURORET TROPOJAN.QE LLIMI ISHTE QE BASHK ME TAHIRIN TE RREZONIN EDHE RAMEN.TI MERRNI TE KEQEN

  • Po si ka mundesi? Thame se shpetuam kur u largua llalla! Por jo Berisha dhe Meta jane te pa prekshem! Po Basha?! Merren me Tahirin ,djalin me te mire qe ka PS dhe politika shqiptare!

  • Kjo eshte kulmi!
    Prokuroria kerkon fakte e elemente per Tahirin, vete nuk i ka, po shpreson qe t’i marre nga italianet apo greket, pra duhet te presin e te shpresojne ne ndonje mrekulli.
    Nderkohe ka me qindra politikane qe kane vjedhur miliarda nga paret e shtetit, i njohin fare mire, i kane aty para syve prokuroret, pra nuk kane nevoje te kerkojne prova nga italianet apo greket.
    Jo, jo, jo, duam vetem TAHIRIN !
    Saliu, Mediu, Likja, Noka, Shkelzeni, Monka, Lulushja, Rama etj. nuk na interesojne!

  • Kerkojne shtese kohe per cfare?
    Nuk ka prova, te gjenden prova edhe kur ato nuk ekzistojne,…… do t’i rruajne carin jo 90 dite, por edhe 900 dite kohe shtese te marrin nuk kane cfare te gjejne.
    E dine qe provat jane si ato te “Qytekarit Dixhital” i Saliut, imaxhe si ne shkreteire qe shikojne uje ecin dhe po shkretetire kane perpara.

  • Kerkojne shtese kohe per cfare?
    Nuk ka prova, te gjenden prova edhe kur ato nuk ekzistojne,…… do t’i rruajne carin jo 90 dite, por edhe 900 dite kohe shtese te marrin nuk kane cfare te gjejne.
    E dine qe provat jane si ato te “Qytekarit Dixhitcar” i Saliut, imazhe si ne shkreteire qe shikojne uje ecin dhe po shkretetire kane perpara.

  • jo vetem i pafajshem,por i lind e drejta te kerkoje demshperblim er uljete imazhit,fyerjet ebera plikisht shqetesime pikologjike,akuzate rreme ,eku ta di une.jo ndonje shume kushedi cfare,aty te 2milion-5 milion euro.

  • Po Prokuleshi trapojan HajdariMates kerkoi heqjen e imunitetit te Tahirit qe ne Janar sepse kishte “prova te pakundershtueshme” per implikimin e Tahirit. Besoj ju kujtohet si tha ne Parlament? Tani po presin prova nga Italia dhe Greqia??? Po si do ta arestoje ti Tahirin ne Janar more kelysh bushtre kur ske prova te administruara. Tani vjen verdalle si kelysh vicidoli nen preteksin se te duhen prova. Prokurore kamikaze qe duhen ndeshkuar pa meshire

  • Sajmir Tahiri ka vite që është cak sulmesh nga ma të flliqura të qarqeve dhe bandave të krimit dhe drogës atij me të madhe i cenohet e drejta njerzore ai duhet ngritë padi ndaj institucionit për të drejtat e njeriut në Shqipëri që nuk merr në mbrojtje njerzit nga aferat ma ç’njerzore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *