Disa hajdutë kanë tentuar që të futen në banesën e futbollistit të njohur italian, Pippo Inzaghi.
Fatmirësisht nuk ia kanë dalë që të marrin asgjë sepse u arratisën falë ndërhyrjes së fqinjëve.
Hajdutët u ngjitën mbi çatinë e shtëpisë luksoze, e cila ndodhet në qendër të Milanos, rreth orës 01:00 të mëngjesit, por pas ndërhyrjes së fqinjëve, ata u arratisën me shpejtësi pa marrë asgjë sepse çantat i braktisën në skenën e krimit.
Fqinjët thërritën policinë dhe çështja është nën hetim për veprën penale të vjedhjes së mbetur në tentativë. Ndërkohë, Pippo Inzaghi ndodhet me pushime.
