Tajfuni godet Filipinet, 14 të vdekur dhe mijëra të evakuuar

Leda Hysa

 

Katër milionë persona janë prekur nga pasojat  dhe 14 persona kanë humbur jetën nga tajfuni “Magkhut” që ka goditur veriun e ishujve Filipine.

Mes viktimave janë dhe pjesëtarë te ekipeve të shpëtimit që po kërkonin për banorët e bllokuar nën një masiv dheu.

Të dhënat zyrtare flasin për dëme të mëdha.

Në ishullin e Luzonit, çdo ndërtesë ka pësuar dëme gjatë kalimit të tajfunit, i cili tashmë i është drejtuar Kinës me erëra deri në 185 km në orë.

Mijëra vetë janë evakuuar pas paralajmërimeve se niveli i vërshimit të ujërave mund të shkonte deri në 6 metra.

Në ishujt Filipine, stuhitë mund të shkaktojnë pasoja katastrofike, por autoritetet thonë se masat mbrojtëse janë përmirësuar që prej vitit 2013, kur gjatë kalimit të një tajfuni vdiqën më se 7 mijë persona.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *