Një 20 vjeçar u gjet i gjallë nën rrënoja në Japoni, por në kërkim janë edhe 124 persona të tjera. Një pallat 17 katesh u shemb nga tërmeti 6.4 ballë që goditi ditën e djeshme qytetin Tainan.
Prefekti i këtij qyteti, Lai Ching-te, tha sot se shumica e njerëzve të bllokuar, janë zënë thellë nën gërmadha të ndërtesës.
Deri më tani janë shpëtuar më shumë 200 njerëz, ndërsa është konfirmuar se janë plagosur afro 500 të tjerë.
Ministri i brendshëm i Tajvanit, Chen Wei-jen, tha se më tepër njerëz ishin në ndërtesë se zakonisht, pasi anëtarët e familjeve ishin tubuar për pushimet e Vitit të Ri Lunar. /Dita/
