Takim i paharrueshëm me kryeministrin turk, Erdogan

redaktor

Sot jam shumë i lumtur të ndaj me ju mbresat e takimit që pata ditën e mërkurë me kryeministrin turk Rexhep Taip Erdogan, një mik i madh i popullit shqiptar dhe kryeministër i një vendi me të cilin na lidh një miqësi krejt e veçantë.

Gjatë takimit biseduam për forcimin e bashkëpunimit ekonomik e institucional, për intensifikimin e shkëmbimeve tregtare dhe konsolidimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera që ekzistojnë mes dy vendeve e popujve tanë. E njoha Kryeministrin Erdogan me programin për Rilindjen dhe vendosmërinë tonë për të jetësuar në Shqipëri një proces transformimi dhe modernizimi të ekonomisë, qeverisë dhe shërbimeve publike. E njoha po ashtu me faktin se për herë të parë në programin për Rilindjen Turqia konsiderohet, krahas Italisë dhe Greqisë, si një partner strategjik i Shqipërisë.

Natyrisht, nuk mund të mos i shprehja Kryeministrit turk admirimin tim për arritjet e tij të jashtëzakonshme në luftën kundër korrupsionit dhe papunësisë, në ndaljen e rrënimit në arsim e shëndetësi dhe në transformimin e ekonomisë dhe shoqërisë turke. Mora prej tij gatishmërinë për të ndihmuar Shqipërinë për t’u zhvilluar ekonomikisht, për të luftuar varfërinë dhe papunësinë.

Një moment mjaft i veçantë i këtij takimi mbresëlënës ishte padyshim dhurata e Kryeministrit turk, libri i tij me dedikimin: Të dashurit Edi Rama me urimet e mia për sukses…

Share This Article
4 Comments
  • Turqia ka bere nje progres te jashtzakonshëm ekonomik dhe eshtë lokomotiva e Ballkanit.Nderkohe lidhjet shpirterore te popujve te dy vendeve tona, nuk mund të mohohen dhe keqperdoren pse kane kaluar shekuj nën pushtimin e pamohuar otoman! Edi Rama ka konsoliduar nje aleat të domosdoshëm dhe flet per zgjuaresi të tij! Cudi si Erdogan nuk takoi dhe Berishen qe eshtë myslyman!Ndofta sepse tashmë e di qe eshtë plotsisht taleban! Ka vrare shqiptaret!…

  • Gjate takimit vellazeror,ky Rama a e ka treajtuar problemin e rishikimit te shitjes se kater hidrocentraleve?! Po premtimi, qe i dha Papandreut per hidrocentralet? Po Rilindasi Anastas Banan Angjeli qe privatizoi AMC-ne, dhe bashke me rilindasin pensionist Ylli Bufi u dhane grekeve lincencat per depot e karburantit ngjitur me portin e Durresit?
    keto jane pyetje, qe rrjedhin nga ky takim i peshtire gjoja diplomaci e holle. Sic!

  • Ishte takim i paharrueshëm me kryeministrin turk, Erdogan…Po ndonje lek i dha Rama, se Obames i kishte dhene 80,000$

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *