Takim me Adnanin, studentja spiunon në gazetë

anazapta

Adnan Januzaj, futbollist i famshëm, luan me Manchester United. Kaq mjafton për të pasur mijëra admirues, por edhe për t’u bërë gjahu i preferuar i tabloidëve. Aq më tepër nëse të kanë rezervuar një numër legjendar për të ardhmen e afërt, shtatën, peshën e të cilit e kanë mbajtur mbi shpinë George Best, Eric Cantona, David Beckham e Cristiano Ronaldo, lojtarë të paharruar, gjigantë në fushë por edhe “klientë” të rregullt në faqet e shtypit të skandaleve, i gatshëm edhe t’i krijojë ato atje ku nuk ekzistojnë. Në fakt, Januzaj ka fituar admirimin e shtypit edhe për sa i përket sjelljes jashtë fushës, si djalosh korrekt e i thjeshtë, por dje “The Sun” ka ofruar një tjetër anë të tij, falë një rrëfimi të së dashurës së lojtarit, Melissa McKenzie. Studentja është bërë rrëfyesja e radhës për tabloidin, duke deklaruar se kurrë në jetë nuk kishte dalë në takim me dikë që të ishte aq koprac sa Adnani. Më tej, ajo i është hapur gazetës, “e hidhëruar” me të dashurin e saj edhe për gjëra të tjera.  Sipas vajzës, Januzaj nuk ishte veshur mirë për takimin, e kishte çuar atë në një restorant të lirë me emrin “Nando’s”, si dhe e kishte lënë të paguante për parkimin, edhe pse fiton 30 mijë sterlina në javë. Në shkrimin me titull “My cheap date at Adnando’s” (Takimi im i lirë me Adnanin), duke bërë lojën e zakonshme të fjalëve me emrin e lojtarit dhe të restorantit, Melissa tregon për takimin me lojtarin e kërkuar nga kombëtarja e Shqipërisë, Kosovës, Belgjikës dhe Anglisë. Studentja 25-vjeçare tregon habinë teksa priste që Januzaj t’i vinte me ndonjë makinë të shtrenjtë nga ato që mbajnë yjet e futbollit, por në të vërtetë ai zbriti nga makina e së ëmës dhe më pas hipi në makinën e vajzës, një Ford Fiesta blu. Pasi erdhën rrotull për të gjetur vend, Melissa pagoi edhe parkingun, pesë sterlina. “Nuk kam dalë ndonjëherë në takim me ndonjë koprac të tillë”, rrëfen ajo për “The Sun”. “U takuam online dhe isha shumë e emocionuar për takimin, u vesha e u rregullova, duke shpenzuar rreth 30 sterlina”. Por, sipas saj kishte edhe më keq: “Pastaj, kur tha se do të shkonim te “Nando’s” më iku fytyra. Zakonisht atje shkoj për ndonjë kafshatë të shpejtë me shoqet. Nuk prisja të shkoja atje në takim me një futbollist të Manchester United, aq më tepër e veshur me fustan dhe taka”. Te Nando’s Adnani hëngri mish pule me salcë pikante dhe pagoi gjithsej 18 sterlina. 25-vjeçarja nuk ka zbuluar gjëra intime për takimin me 18-vjeçarin e United, por tha se ndoqën së bashku “X-Factor” në dhomën e një hoteli me tre yje. Menjëherë më pas ai iku, pasi duhej të ishte në shtëpi para orës nëntë të darkës.

 

Historia në gazetë ka sjellë shumë simpati për lojtarin. Yjet e Anglisë i dalin përkrah

Kush mendon se Adnan Januzaj është bërë objekt talljeje në Angli për shkak të historisë së rrëfyer nga Melissa McKenzie, gabohet. Sigurisht, ngacmimet nuk i kanë munguar, por mendimi i përgjithshëm është se ai ka dalë i fituar nga gjithë kjo histori. Njeri i thjeshtë, familjar, jo dorëlëshuar me paratë dhe që nuk bën jetë nate. Çdo tifoz do ta dëshironte në skuadrën e tij! Ka ndodhur shumë shpesh që futbollistët dalin në takime me femra dhe këto vrapojnë menjëherë më pas në gazeta, duke treguar gjithçka. Me Melissën që ka bërë të njëjtën gjë, Januzaj ka fituar shumë simpati rreth e rrotull dhe disa nga yjet e futbollit anglez nuk kanë ngurruar t’i dalin menjëherë përkrah.

Jason Puncheon i Crystal Palace ka postuar një foto të artikullit në Instagram, ku shkruan: “Januzaj me këmbë në tokë. Çfarë mendojnë njerëzit, se ai duhet të jetë dorëlëshuar meqë ka shumë pará?”.

Ylli i Tottenhamit, Andros Townsend, shkruan në Twitter: “Këto vajza ma shpifin! S’e marr veshin se si i nxjerrin këto gjëra në gazeta. Nando’s është me shumë klas për të! Unë do t’i blija një “Freddo” e do ta përcillja “.

Shoku i skuadrës te Manchester United, Rio Ferdinand, ka reaguar me humor, duke nxjerrë një foto të dy lojtarëve, me fjalët: “Nando’s është andej, vëllai”, teksa i tregon me gisht drejtimin.

Rahim Sterling i Liverpulit “sugjeron”: “Goce, po të doje edhe ndonjë kofshë tjetër pule, mund ta kërkoje”.

 

Pa emër? Aty shkojnë edhe Beckham e Bale

Melissa ka varur turinjtë kur Januzaj i tha se do të shkonin te “Nando’s”, por duket se restoranti nuk është vërtet për t’u konsideruar si i dorës së dytë. David Beckham është admirues i restorantit, ashtu si dhe Gareth Bale, Rio Ferdinand, Danny Welbeck dhe Jack Wilshere, që të gjithë milionerë.

Kuponi nga Nando’s

Pas daljes së historisë në gazetë, restoranti “Nando’s” ka botuar në Twitter një ftesë që Januzaj të shkojë prapë, duke i ofruar një kupon me vlerë 50 sterlina. “Hej, Adnan, darka e dytë është nga ne. (PS. Ndoshta do ishte mirë sikur t’i hiqje tutat””, shkruhet nga Nando’s në Twiter.

 

 

 

 

 

 

 

Share This Article
10 Comments
  • hahhhhhhhhhhhahahahahhaahah djale i zgjuar..e para nk e ka te dashur se ishte ne takimin e pare dhe hallall per zotin hahhahahahahahahahaha ja ka punuar bukur materialistet e dreqit

    • Kjo goca osht terbu fare se,Adnandi ka dasht vetem me shtrrydh topet(jo ata te futbollit)Ajo ka bo gati porten qe Adnandi te gjuaj penalltin,ndersa shqiptari e ka nxjerr jasht loje duke i futun bilbilin ne,..goje.
      Tani e zemruar ka dale neper gazeta si puna e gjygjtarve,duke kritiku djaloshin ton te talentum.

  • Katunari kosovar nuk ka kulture e nuk eshte xhentil me femrat, gjithe jeten fasule e pita ka ngrene, kush ja la kulturen e kavalierllekun ketij ? Injorant ballkani !

  • Studentja ka menduar se po e fus ne thes cunin dhe i paguan efhe shkollen, kur ka pare se edhe parkimin ja ka rras asaj, ben shkrimin ne gazete, se mos del ndonje debil dorleshuar tjeter.
    Bravo Januzaj, studentes i ka dhembur akoma pa ja fut.

  • babo fshatari je ti ketu. kur je xheloz si puna jote mudohesh te flasesh ne lajmin e pare qe del…ku e shikon ti mungesen e kavaljerllekut apo se ajo studentja materialiste e di qe ai ka lek dhe ishte lyer e ngjyer me shum se vete darka qe ata hengren…ai nk ka makine te shtrenjt biles nk ka makine fare apo mos duhet ta blinte meqe do dilte me kete ..ai eshte i thjesht dhe me kemb ne tok ..nqs asaj do i pelqente adnani vertet si njeri nk di shikonte se si ishte veshur apo kishte apo jo makine ..dhe mezi priti ta shiste lajmin ne gazete per tu bere e famshme

  • ti babo je djal vete se un djal jam po do jesh ndnj pede ti ska mundesi se un ne vend te januzaj e kisha lene te paguante dhe darken madje do i thosha ik nisu tani andej nga erdhe nk i dihet i ka interesuar januzaj apo leket e tij..dhe ai eshte treguar shum i zgjuar..ajo ia futi vetes me ate qe beri madje ka nxjerr veten si digger dhe januzaj fitoi pik..

  • Isa Boletini shkoi ne Londer duke e ditur se inglizet bejne edhe hile!
    Mori dy psitola me vete, njeren ua dorezoi rojeve te qeverise angleze, tjetren e mbajti ne poturret me pala!
    Kur inglizi i madh i tha se, me ne fund, e çaramtosen edhe Boletinin e famshem qe nuk dorezon armet kurre, Isa nxori patllaken tjeter dhe ua tregoi miqve…

    Edhe Adnani, me dy patllake ka shkuar atje, si Bole tin qe eshte ne origjine!
    Ka udhe te gjate per te bere nipolli yne, ben mire ta respectoj veten, familjen dhe historine…

  • Januzaj senjor i kishte dhene Januzaj junior vetem 20 sterlina, 18 i prishi 2 i mbajti per te blere qamqakiza. Koprac i jati, koprac i biri, keni per te lare gjynahe, mashtruesa.Vetem serbet dhe kosovaret vishen me tuta dhe me kepuce, sikur te jene nje race.

  • apolon ne fakt kishte vesh tuta dhe atlete ..po xhelozia jote ben qe te shohesh gjera..dhe mire ben sa tja hane paret kurvat angleze adnani eshte djal i rafinuar dhe i zgjuar hallall i qoft

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *