MADRID – Përafërsisht 40 kilometër në veri të Madridit, në një vend që të mbetet në mendje, ndodhet Soto del Real. Një burg modern, i shtrirë në një sipërfaqe prej 40 mijë metër katror, ku të burgosurit janë rreth 1600, me shtetësi të ndryshme dhe mes tyre…edhe 2 shqiptarë. Po të mos ishin hekurat, muret që rrethojnë godinat, natyrshëm të vinte në mendje pyetja: A është vërtet burg?!
Nga nis vizita. Mbërrijmë në Soto del Real rreth orës 10: 00. Na duhet të përcaktojmë orën e mbarimit të vizitës…vendosim rreth orës 13:00. Dorëzojmë pasaportat dhe marrim një beixh vizitorësh, të cilin duhet ta mbajmë gjatë gjithë kohës të vizitës tonë në burg. Na hapen disa dyer hekuri të njëpasnjëshme dhe…jemi brenda në burg.
Kur hedh sytë nga dritarja, ku shtrihen njëra pas tjetrës godina të ndryshme, nuk kuptohet që është një burg. Më shumë të ngjan me ato komplekset e banimit të mirë strukturuara ku godinat nga njëra- tjetra janë të barazlarguara, ku edhe lulishtet janë po aq të rregullta.
Vizita e Avokatit të Popullit shqiptar Totozani, dy punonjëseve të kabinetit dhe dy anëtare të stafit të Defensor del Pueblo (Avokati i Popullit në Spanjë) nis nga takimi në zyrën e Drejtorit të burgut, z. Jose Luis Argenta de la Aldea. Anëtarë të tjerë të stafit janë mjeku përgjegjës i spitalit të burgut, përgjegjësi i sigurisë, etj.
Flasin për punën e tyre me modesti, edhe pse nga shkëlqimi i syve, nga pasioni me të cilin tregojnë, është lehtësisht e kuptueshme krenaria që ndiejnë për ç’ka bëjnë.
Të bën përshtyje që në rripin e pantallonave nuk kanë një këllëf pistolete, nuk kanë të varura as pranga, kanë vetëm një radio marrës. I gjithë stafi ka formim civil. Pas prezantimit të punës stafi i Soto del Real janë të interesuar të dinë se cilat janë vendet që stafi shqiptar dëshiron të vizitojë. Pyetja që na vjen natyrshëm është: A ka shqiptarë?! Duam të takojmë shqiptarët!
Shqiptarë janë dy. Stafi i Soto del Realnuk ka nevojë, as të hapi regjistrat, as të pyesi ndonjë nënpunës tjetër. Përgjigja është e menjëhershme: Janë dy…Kemi dy shqiptarë. Nuk ma do mendja se janë interesuar për numrin e shqiptarëve, për shkak se do të shkonim ne, jo…të dy shqiptarët janë me sjellje shumë të mirë. Të dy punojnë. Të burgosurve (të vjen çudi edhe ta përdorësh këtë fjalë kur sheh këtë vend) brenda Soto del Real ju jepet mundësia të punojnë. Jo të gjithë. Të punësuarit bëjnë pjesë në rrethin e të besuarve.
Duke ecur për të shkuar tek godina ku do takojmë një nga djemtë shqiptarë, përgjegjësi i sigurisë na tregon se këtë të burgosur gjithë stafi “e do shumë”, pasi ka shpëtuar njërin nga punonjësit nga agresioni i një të burgosuri tjetër.
Rrugës…kur po shkonim për të takuar djalin e parë shqiptar, po ndihesha në siklet në fakt, po mendoja se në ç’gjendje do ishte, çfarë do mund t’i thoshe për ta lehtësuar sadopak, si do të ngjante i veshur me uniformen e burgut…
Kur hyjmë në godinë shoh një djalë të ri rreth të dyzetave që shkëmben disa batuta me punonjësit e burgut dhe na zgjat dorën. Foli shqip.
Ndryshe nga c’kisha menduar gjatë gjithë rrugës, e cila ishte një goxha e ecur në këmbë në fakt, 30 vjeçari nga Tirana kishte një fytyrë të qeshur. Mbante veshur xhinse dhe një këmishe që nuk kishin farë ngjashmëri me uniformat e burgut, madje as me ato që jemi mësuar në filma. Më vonë marr vesh se të burgosurit janë të lirë të vishen si të duan, mjafton të mos veshin veshje të ngjashme me ato të personelit. Kur shtrohen në spital duhet të kenë të veshura pizhama, ndërsa në punë, sigurisht që kanë uniformë dhe aty.
“Jam mirë, stafi këtu më ka trajtuar shumë mirë. Nuk kam nevojë për gjë. E kaloj një pjesë të madhe të kohës në punë dhe ikin ditët…”- na thotë, duke na falenderuar që e takuam, nuk e fsheh gëzimin që po flet shqip, pasi me shqiptarin tjetër nuk takohen dhe shumë shpesh, kjo për shkak dhe të punës.
Djalin tjetër e takojmë në infermieri…gjatë punës ka pësuar një dëmtim të vogël dhe duhet të bëjë një kontroll. Është nga Burreli. I kanë mbetur dhe rreth 5 vjet për të vuajtur dënimin. Punon brenda në burg dhe paguhet për punën që bën (rroga mesatare në burg ishte 300 euro në muaj) dhe gjatë këtyre viteve të punës i paguheshin sigurimet shëndetësore dhe shoqërore.
E pyesim nëse ka ndonjë porosi për familjarët. “Jo…nuk kam asnjë porosi, shkruajmë letra dhe flasim në telefon”. Në Shqipëri ka vëllezërit dhe prindërit.
Kinema, pishinë, palestër, bibliotekë, shkollë, qendër krijimesh artistike…burg është ky?! Shkojmë në ndërtesën që ka sallat e argëtimit. Ndalesën e parë e bëjmë tek salla e kinemasë, ku një grup njerëzish po ndjek një film. Me aq sa qëndrojmë nuk kuptojmë se ëfarë filmi po transmetohet, po duket që të pranishmit në sallën e kinemasë po e shijojnë shumë, nuk shqetësohen fare nga prania jonë dhe nuk i shkëpusin për asnjë moment sytë nga ekrani gjigand i kinemasë. Salla tjetër është …një klasë. Një grup i madh, me mosha të ndryshme secili janë duke zhvilluar një orë mësimi. Përshëndesim mësuesin dhe nuk zgjatemi shumë, sepse nuk duam t’u prishim mësimin.
Pasi dalim nga klasa interesohemi për mësimin që marrin “studentët” . Na shpjegojnë që pasi mbarojnë studimet, studentët marrin një diplomë me emrin e shkollës nga ku vjen mësuesi. Mësuesi jep mësim në shkollë publike dhe vullnetarisht është ofruar të japë mësim dhe në burg.
Më pas vizitojmë bibliotekën, na përshëndesin mirëmbajtësit e saj. As në bibliotekën e universitetit nuk besoj të kemi pasur aq shumë libra. Humbas mes rafteve në nje moment për të lëxuar titujt: ka libra në anglisht, në italisht, në spanjisht, në gjermanisht, në frëngjisht…
– Po në gjuhën shqipe a keni libra?!
– Jo….nuk kemi asnjë libër në gjuhën shqipe
Z.Totozani ju flet për Kadarenë, shkrimtarin tonë të madh, …ju premton se shumë shpejt do t’u nisi disa vepra të tij njëri nga punonjësit e Defensor del Pueblo sapo dëgjon emrin e Kadaresë thotë “Pallati i Ëndrrave, Pallati i Ëndrrave”.
Kjo ishte pjesa e “qetë” e ndërtesës… Nga aty zhvendosemi në një pjesë tjetër të po kësaj ndërtese. Po të mos ishin dyert me hekura, do kisha menduar që isha në një pallat sporti gjigand. Dëgjon të bërtitura tifozësh, të bërtitura kundërshtarësh, të bërtitura humbësish dhe të bërtitura fitimtarësh. Është pjesa e sporteve. Aty gjen njerëz që ushtrohen në palestër, njerëz që luajnë futboll, njerëz që bëjnë fitness, njerëz që luajnë basketboll. Sa shumë energji ka kjo sallë…
Nga dritarja ku disa djem të rinj po bëjnë fitness duket muri rrethues i burgut. Për shkak të mënyrës si e kanë konceptuar në fakt ngjan më shumë me një pyll. Ka të viztuaara qindra peme…
Ushqim për të gjitha shijet. Nuk është fare e zorshme të marrësh vesh se ku ndodhet salla e kuzhinës. Era e mirë e gjellës me mish dhe perime të “çan” hundët. Hyjmë brenda. Janë duke përgatitur drekën. Kur hedh sytë rreth e rrotull harron fare se ku ndodhesh. Më krijohet ideja sikur jam në një kopësht të madh me luleshtrydhe… Frutat e drekës ishin luleshtrydhet…e gjithë kuzhina ishte e mbushur me arka me luleshtrydhe. Me zor i shpëtoj tundimit për të rrokur një J
Kryekuzhinierja na tregon se aty çdo ditë gatuhet duke respektuar traditat dhe nevojat e të sëmurëve: ka ushqim për vegjetarianët, ka ushqim për Muslimanët, ka ushqim për vegjetarianët…
Në pjesën tjetër të kuzhinës ndodhet furra. Bukët që konsumohen gjatë ditës, gatuhen gjatë natës. Disa vite më parë, furra e bukës së këtij burgu furnizonte me bukë edhe dy burgje të tjera, tani jo më.
Sa mirë sikur t’i ngjanin dhe spitalet tona këtij spitali burgu. Vizitojmë siptalin. Rrugës po mendoja si spital ndonjë dhomë me një shtrat, disa pajisje mjekësore të ndihmës së parë dhe kaq,.. Spitali është një spital i vërtetë…me shumë dhoma vizitash, me dhoma të shtruarish, me zyra dokumentacionesh, me sallë psikologësh, me dhomë dentist etj.
Shoqërohemi nga mjeku kryesor i spitalit, i cili na tregon se ndihma mjekësore është 24 orë në 24. Stafi i mjekëve përbëhet nga një mjek psikiatër, 9 mjekë të përgjithshëm, 14 infermierë, 18 ndihmës infermierë, 6 psikologë dhe një dentist.
Unë nuk i kam parë burgjet shqiptare, por “e vë dorën mbi zjarr” që nuk janë si këto. Është thuajse mesi i ditës, madje dhe vizitës tonë po i vjen fundi. Momentet e fundit të vizitës i shfrytëzojmë për të parë “fabrikën” e burgut dhe qelitë.
Në burg gjendet një minifabrikë, një firmë e përpunimit të materialeve elektrike, ka hapur një filial të sajin në burg. Janë me qindra të burgosurit e punësuar. Ne i gjejmë në kulmin e punës. Brenda në burg, gjatë orarit të punës qëndron dhe një përfaqësues i fabrikës, i cili kontrollon punën dhe cilësinë. Kur hyjmë brenda janë të pakët ata që ngrejnë kokën të na përshëndesin, janë tërësisht të përfshirë në punën e tyre.
Takojmë përfaqësuesin e fabrikës në burg: “Nuk ka asnjë ndryshim puna e të burgosurve, me punën që bëjnë punonjësit e tjerë të fabrikës. Ne kemi kontroll cilësie dhe nëse cilësia nuk do të ishte e njëjtë, sigurisht që nuk do praninim të bashkëpunonim me kështu”.
Ngjitemi në një kat banimi, ku ka shumë qeli. Me një urdhër të dhënë në mariomarrës na happen të gjitha dyert e qelive në mënyrë automatike. Nuk ka asnjë të burgosur brenda. Të gjithë janë jashtë. Dhoma e qelisë, nuk ka ndonjë ndryshim nga një dhomë e zakonshme shtëpie. E ka…edhe dushin brenda.
Në dhomë ka televizor, por televizor, i cili mund të blihet brenda në dyqanin e burgut. Ka një tavolinë, një karrige, krevat marinari, por shumica e qelive janë vetëm me një person. Ka dhe një dritare të madhe nga ku hyn shumë dritë.
54, 79 euro në ditë është mesatarisht shpenzimi mesatar për një person në sistemin e burgut Spanjoll. Këtu tek ne sa është, e di ndonjëri?! 54, 79 euro e sigurt që nuk ështe, se aq nuk janë as të ardhurat mesatare të javës së një qytetari shqiptar.
Ishte komentuar keq nje thenie e dikurshme e I.L.,profesorit te frengjishtes”Me mire jeton nje lope ne Zvicer se njeriu ketu”.Kete ma kujtoi pershkrimi i ketij burgu spanjoll, te cilin nuk mundet ta kuptojme pse eshte i tille.Por lete jete si te doje, bota do te ece perpara dhe ne mjafton te çuditemi me arritjet e saj.Nuk mund te kete nivelim mireqenie, kulture e civlizimi,por mund te kete nje afrim nivelesh kuptimi mbi perberesit e jetes.Psh, ne kemi konviktet universitare me te mira ne bote, veçse dhjetra here me te keqia se burgu spanjoll i Madridit. Keshtu i kemi spitalet dhe te gjitha mjediset e sherbimit jetesor.Kuptohet se i kemi keshtu pasi kaq kemi mundur te bejme.Energjite tona i kemi shpenzuar duke kenduar e vallezuar pas prijesve tane, te cilet pa pike ndrojtje,faqe gjithe botes genjejne.Virtyti i vetem i tyre eshte qe gjithe punet e liga t’i bejne, çdo vlere njerezore ta perdhosin, ta shkerdhejne. Prijesit tane madheshtine e genjeshtres e te mashtrimit si lumturi te tyre e ndjene kur poullit te shkermoqur, mendjen, shpirtin, djersen me njemije menyra ia rrembejne.Prandaj nga zemrimi dikush mund te thote:”Me mire ne burgun e Madridit te Spanjes se ne kete vend!”
o student
ne kohen e diktatures ne kamze ka qene nje kompleks ritje lopesh
ne nje mbledhje per te treguar punen qe behej nje kryetar kooperative tha
me mire lope ne kamze se kryetar kooperative ne orosh
Te ishte ne Suedi do ta kuptoja….por Spanja sikur eshte ne krize?!
Mos beni keto lloje artikujsh … Tani gjithe njerzit qe do ta lexojne po mendojne te shkojne ne Spanje te bejne ndonje zullum e te bejne ca pushime falas ne resort 🙂
Sh. interesant reportazhi. Qellimi i institucioneve te tilla eshte riaftesimi dhe integrimi i njeriut pasi ai kryen nje veper penale, pra te punohet me individin qe te behet me i mire, si per veten edhe per shoqerine.
Ne Shqiperi ndodh e kunderta, sepse kane nje mentalitet te prapambetur ku burgun e shikojne si vend ku duhet te vuash, te te çtransformojne, te te turtorojne etj etj. Duke u shnderruar ne nje institucion degradimi njerezor dhe jo rehabilitimi. Pra shteti ka nje institucion ku pasi njeriu futet me nje problem, del nga ajo dere me 100 probleme te tjera.
Burgu eshte i konceptuar si nje model izolimi shoqeror, ku pas nje shkelje penale qe ben, te izolohesh per te kuptuar se çdem ke bere dhe te punohet me kete individ ne te gjitha format per ti bere te kuptoje se jeta funksion ndryshe dhe se duhet ti pershtatesh asaj. Ne shume vende perendimore dhe ato veriore, kete stil kane adaptuar sepse i kushtojne shume rendesi individit dhe shoqerise.
E keqja ne vendin tone eshte se administrata publike eshte e mbushur :e para me injorant partiak dhe krahinor…..e dyta; mania per te vjedhur nga stafi drejtues eshte kaq i madh sa nuk ngelet gje per te investuar.
Me vjen keq ta them por ndaj ketij realiteti qe ju shkruani ,jemi qindra vjet large.
pershendetje… un jetoj ne spanj dhe esht e vertet qe burgu soto del real asht burgu ma i mire ne spanj dhe perseris (burgu ma i mir ne spanj) ku disa prej te burgosurve jan luis barcena dmth arketari i partis PP ktu ne spanj qe esht ne pushtet dhe ish drejtori i pergjithshem i bankes BANKIA dhe shum te famshem si keto po sido te jet burgu burg ngelet sa do mir liri ske dhe kte sta lehteson as pishina dhe as palestra ….