Viktor Malaj
Roberti kishte pak vite pa e vizituar Shqipërinë, prandaj vendosi të kthehej nga fillimi i prillit. Ashtu si edhe herë të tjera, gjatë kthimit me avion në atdhe ishte kureshtar ta shihte vendin e tij nga lart dhe ta krahasonte peizazhin natyror dhe atë urban me peizazhet e vendeve të tjera mbi të cilat fluturonin avionët e linjave ku ai ndodhej si pasagjer. Përveç maleve, kryesisht të zhveshur nga drurët e uruar edhe këtë herë ajo që e brengoste më shumë ishte parregullsia e vendosjes urbane të vendbanimeve shqiptare. Ndryshe nga vendet e tjera evropiane ku qytetet dhe qendrat e banuara shpërfaqin rrugë të drejta dhe blloqe banimi të vendosura në mënyrë të studiuar e të rregullt, vendbanimet shqiptare janë dëshmi e qartë e mungesës së përgjegjësisë historike e kombëtare të shqiptarëve në përgjithësi, dhe qeverisjeve të tyre në veçanti. Nga lart të shfaqen qartë blloqe banimi të vendosura në mënyrë të përçudnuar, rrugë me shumë lakime e spërdredhje dhe banesa të cilat, megjithëse ndodhen pranë njëra-tjetrës, janë ndërtuar pa kurrfarë simetrie horizontale dhe vertikale. Për shije estetike nuk bëhet fjalë. Ka ndërtesa që duken gjigante dhe mund të jenë edhe komode, por në raport me mjedisin, natyrën dhe atë që njeriu duhet të krijojë për një bashkëjetesë normale shoqërore nuk ka dyshim se papërshtatshmëria është e dukshme. Padobishmëria shoqërore është e lexueshme që nga larg.
*
ankara escort
çankaya escort
eryaman escort
etlik escort
ankara ucuz escort
balgat escort
beşevler escort
çankaya escort
cebeci escort
çukurambar escort
demetevler escort
dikmen escort
eryaman escort
esat escort
etimesgut escort
etlik escort
gaziosmanpaşa escort
keçiören escort
kızılay escort
maltepe escort
mamak escort
otele gelen escort
rus escort
sincan escort
tunalı escort
türbanlı escort
ulus escort
yenimahalle escort
Kur zbriti në Aeroportin e Rinasit, Roberti kaloi pikën e kontrollit doganor dhe priti ardhjen e bagazheve. Meqë kishte disa valiçe të mëdha, nisi të kërkojë për ndonjë karrocë për transportimin e tyre jashtë mjediseve të aeroportit ku e prisnin të afërm të tij. Në vendin ku kishte gjetur karrocat para 4 viteve nuk pa asgjë. Atëherë iu drejtua një grupi “zotërinjsh” që, të veshur shik, qëndronin në këmbë dhe dukej qartë që i përkisnin personelit të shërbimit të aeroportit.
– Përshëndetje zotërinj! Ku mund të gjej një karrocë për transportimin e bagazheve jashtë aeroportit?
– Karrocat ndodhen jashtë aeroportit zotëri.- u përgjigj njëri prej tyre, të cilin dukej qartë që “demokracia” e kishte mbajtur me të mira.
– Po mua më nevojiten këtu për të transportuar valiçet zotëri,- vazhdoi Roberti,- a nuk keni ju karroca që iu shërbejnë të ardhurve në Shqipëri?!
– Po pra, ju thashë se janë jashtë aeroportit. I kanë lënë pasagjerët e ardhur. Mund të shkoni t’i merrni.- u përgjigjën “shërbëtorët e popullit”.
– Po, ju nuk keni punonjës shërbimi të aeroportit që t’i sjellin brenda disa prej tyre pasi ato jashtë aeroportit iu shërbejnë pasagjerëve që lënë Shqipërinë?- iu kthye Roberti dhe shtoi: Në të gjitha aeroportet e Evropës kështu ndodh, apo jo?!
– Ehu!, – u përgjigj tjetri,- Këtu jemi në Shqipëri zotëri.
Robertit s’i mbetej tjetër veçse t’i kërkonte ndihmë ndonjë të sapoardhuri si ai vetë për t’i ruajtur bagazhet në shkëmbim të marrjes nga jashtë të dy karrocave, një për vete dhe një për “rojtarin”, prandaj, duke ikur iu drejtua punonjësve të aeroportit: Ne kemi 30 vjet që thërrasim “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, apo jo? Atëherë pse nuk përpiqemi ta bëjmë si ajo?
Pyetja e tij u ndesh në buzëqeshjet sa ironike, aq edhe të padenja të “shërbëtorëve të popullit” në aeroport.
*
Pasi takoi të afërmit që e prisnin jashtë aeroportit, Roberti u nis së bashku me ta drejt Tiranës. Nga Zogu i Zi deri në qendër të Kryeqytetit, 5-6 makina ishin ndaluar në korsinë e djathtë të rrugës, megjithëse ndalohej parkimi apo qëndrimi. Disa kishin ndezur dritat e emergjencës ndonëse në to nuk ndodhej askush, ndërsa në të tjerat drejtuesi e tyre shkruanin tekste në telefonat celular.
Gjatë qëndrimit në Atdhe, Roberti do të vërente në çdo qytet që shkoi se qytetarë të pagdhendur dhe të paqytetëruar i ndalonin makinat në mes të rrugës për të blerë diçka në dyqanet që kanë zaptuar trotuaret apo thjesht për të biseduar me një tjetër drejtues të pagdhendur automjeti që vinte nga drejtimi i kundërt.
Mirë se egoizmi dhe papërgjegjshmëria ekstreme e një pjese të shoqërisë tonë kundrejt vendit dhe popullit shfaqej edhe në këtë rast me fodullëkun dhe arrogancën provinciale, por ku ndodhej shteti, të cilin shoqëria shqiptare e ka ngritur për t’i shërbyer dhe për t’i hequr qafe dhunuesit e përditshëm të jetës dhe bashkëjetesës shoqërore? Si mund të ecë përpara një popull dhe një shoqëri kur normat e bashkëjetesës shoqërore dhe ligjet e shtetit nuk i përfillin dhe i shkelin përditë “garipat” e katundeve dhe gangsterët e qyteteve? Vetëm kur të edukohen ata që kanë kaluar menjëherë nga gomari tek Benzi dhe kur të frikësohen ata që luksin vetjak e kanë ngritur në kurriz dhe në dëm të shoqërisë, mund të flitet për shoqëri moderne dhe shtet demokratik. Përrallat e tjera të përditëshme politike dhe mediatike vetëm se përpiqen të fshehin gangrenën tonë shoqërore, morale dhe politike.
*
Brenda dyzet e tetë orëve, Roberti ndeshi në dy befasi krejt të ngjashme dhe shumë domethënëse. Kur ndodhej tek shtëpia e vëllait të vet në qytet, këmbanat e Katedrales katolike kumbuan disa herë. Meqë pallati ku banonte i vëllai gjendej pranë Katedrales, zhurma e këmbanave ushtonte aq fort saqë iu prishte qetësinë qindra banorëve përreth.
Pas dy ditësh vajti tek një miku i tij në një fshat që ndodhej në periferi të qytetit. Për fatin e keq të vizitorit, fare pranë shtëpisë së mikut gjendej një xhami, në ballkonin e minaresë së saj ishin vendosur pesë altoparlantë të fuqishëm. Disa herë, ditën dhe natën, nga altoparlantët kumbonte në arabisht zëri i një hoxhe që ftonte besimtarët muslimanë për lutje. Askush nuk e merrte vesh çfarë thuhej por të gjithëve, pavarësisht përkatësisë fetare, iu prishej qetësia, madje qysh në orën pesë të mëngjesit.
Ajo që nuk kuptonte Roberti ishte fakti se përse ishte e nevojshme që institucionet fetare të dy bashkësive më të mëdha duhej të njoftonin me shumë zhurmë besimtarët për t’u lutur. A nuk janë besimi dhe lutja çështje vetjake dhe lirie personale?! Përse duhet t’i kujtohet besimtarit të lutet dhe pse duhet t’i prishet qetësia edhe mosbesimtarit, ditën dhe natën?!
As Krishti dhe as Muhameti nuk i kanë shpërndarë predikimet e tyre me këmbana dhe altoparlantë, por nëpërmjet takimeve me njerëzit. Besimtari nuk ka nevojë për njoftime zhurmëmëdha që prishin jetesën dhe bashkëjetesën sociale në mënyrë të panevojshme. Ashtu si njerëzit vendosin orën apo telefonin në zile për t’u zgjuar për punë apo për të kapur avionin, po ashtu besimtarët e të gjitha feve mund të përdorin mjetet vetjake për t’u lutur në oraret e caktuar. Edhe sikur popullsia shqiptare të ishte e tëra besimtare dhe të gjithë t’i përkisnin vetëm një besimi fetar, përdorimi i mjeteve të zhurmshme dhe kumbuese për të njoftuar qytetin apo fshatin për ushtrimin e riteve fetare në shekullin e 21 është arkaik dhe i gabuar.
Nëse shteti shqiptar, me të drejtë, ndalon me ligj ndotjet akustike nga bizneset dhe qytetarët, veçanërisht natën, ai duhet të bëjë të njëjtën gjë edhe me institucionet fetare. Shqipëria nuk mund të bëhet si gjithë Evropa dhe Perëndimi duke lejuar sjellje mesjetare të individëve aq më pak të insitucioneve fetare. Duket qartë që kleri dhe klerikët e të gjithë besimeve fetare jetojnë ende në të shkuarën dhe nuk e kuptojnë se me veprime si të lartpërmendura vetëm sa e pakësojnë “grigjën” e tyre, sidomos tek brezat e rinj. Besimi i vërtetë dhe i qëndrueshëm nuk ka nevojë për zhurma dhe as për imponime.
*
Përpara se ta linte Shqipërinë, Roberti mori pjesë në një drekë ku ndodheshin rreth tridhjetë të ftuar, të së njëjtës përkatësi fisnore e miqësore. Pas shkëmbimeve normale të përshëndetjeve dhe urimeve, dhe pas “vlimit” të alkoolit që shoqërohej me mishi e peshk, filloi të ngrihej “temperatura”. Nga kreu i tryezës së stërmadhe filluan debatet dhe diskutimet me zë të lartë. Për çfarë? Për Atdheun dhe mirëqënien e përbashkët, për harmoninë fisnore, qytetare e sociale? Jo! Kurrsesi! Për politikën dhe politikanët.
– Sali Berisha është hero dhe i ndershëm,- thërriste njëri.
– Ai është budalla, bandit dhe kriminel,- ia priste tjetri.
– Nuk ka hajdut më të madh se Edi Rama,- kundërpërgjigjej një tjetër nga mesi i tryezës.
– Rama është kryeministri më i zgjuar dhe më i dobishëm i këtyre tridhjetë viteve,- reagoi një grua që deri atëherë heshtte.
– Po, është e vërtetë,- u hodh një burrë me mustaqe,- ai i ka lënë në opozitë këta shpellarët tash 12 vjet dhe do i lërë edhe njëzet vjet të tjera…
– Ku e keni Like floririn ju të LSI-së? – pyeste me ironi një djalë i ri.
Pas shumë replikave zëlarta, “politikanët” e tryezës së mishit në hell dhe verës e rakisë nisën debatet rreth luftës në Ukrainë. Sigurisht që nuk mundën të zgjidhnin asnjë mosmarrëveshje dhe as të vendosnin paqen kombëtare e ndërkombëtare, por, gjene mirë, siç thonë korçarët, që nuk prishën harmoninë dhe paqen e bashkësisë së tryezës.
Roberti, që dëgjonte në heshtje dhe duke buzëqeshur pa shumë qejf, propozoi një dolli për të zotin e shtëpisë dhe ngriti një shëndet për të gjithë personat e ulur rreth tryezë. U duk se ra njëfarë qetësie por dikush nga fundi i tryezës pyeti duke qeshur: Po ti, me cilin je?
– Jam me ju të gjithë dhe me të mirën e Shqipërisë,- u përgjigj mysafiri i përtejoqeanit që kishte nisur të mendonte për përgatitjen e valixhes pasdite për të qenë në aeroport të nesërmen.
Qytetërimi fillon aty ku fillon marrëveshja dhe marrëveshjet e qytetëruara janë ato që bazohen mbi kritere morale dhe jo mbi ndasi dhe inate provinciale, fetare apo politike.

Ne asnje vend te botes se qyteteruar ku jetojne te gjitha besimet fetare nuk degjohen kurre kembana sepse lirija e respektit per Cdo njeri me besim ndryshe.
Saktë z. Malaj! Do të veçoj atë të feve. Nuk i kuptoj politikanët shqiptarë. Thuhet t’a bëjmë Shqipërinë si Europa, apo si Amerika. Hë pra, bëjeni! Në Amerikë ka xhamija, kisha nga të gjitha llojet, por nuk bëjnë zhurmë. Po të ndodhte që të gjitha kishat do t’i binin këmbanës dhe të gjithë xhamitë do përdornin altoporlantin si në Tiranë, do të çmëndej njerëzia nga zhurma. Por jo, është e ndaluar. Përse Bashkija e Tiranës nuk e ndalon?! Veliaj ka qenë në amerikë, përse nuk zbaton rregullat e vendeve perëndimore, por abuzohet në këtë mënyrë?! Feja në Shqipëri duhet të modernizohet dhe të mos përdoren metodat e mesjetës! Është fakt, që për çështjen e feve, në Shqipèri u kalua nga njëri ekstrem, ku ishte e ndaluar, në ekstremin tjetër, në fetë e pa civilizuara mesjetare! Po bëhen 32 vjet, prandaj bëni kthesën sepse është diskreditim për popullin shqiptar. Ne duam të futemi në Europë dhe nuk e kuptojmë se sa punë i prishim vetes me këto forma fetare të pa kulturuara.
Peshku është qelbur nga koka te bishti o Viktor. U vërtetua katërcipërisht se demokracia nuk ështê pêr popujt e paqytetëruar, të vrazhdë, të pabesë, dembelë, spiunë etj etj. Jemi drejt zhdukjes si komb dhe si vend dhe kjo nuk ështê gjë e keqe. Ka dalë llumi aq shumë sipër saqë nuk do të pastrohet kurrë më. Mbajmë vendin e parê në botë për frymë popullsie për numrin e kriminelëve në burgjet e huaja. Tê fundit si popull qê u bêmë me një alfabet, me një hekurudhë apo me një universitet. Enver Hoxhên e paskemi pasur hak dhe pak. “5 vjet do më qani, 50 vjet do më shani, deri në amëshim do më kërkoni”!
Ky duhet te kete qene vetem prologu.
Nuk ka si Shqiperia. Keta te qyteteruarit te rrine andej nga kampet e perqendrimit te qyteterimit. Kot lodhen qe vijne te gjejne qimen ne qull ne Shqiperi. Shqiperine ose e doni ashtu si eshte, me origjinalitetin e diversitetin e saj, ose mbani pordhet e ketyre te “qyteteruarve” qe na bejne moral sa here vijne ne shqiperi, thua se vijne nga ndonje Galaksi tjeter.