Përkundër intensifikimit të takimeve midis palës maqedonase dhe greke për gjetjen e zgjidhjes për emrin, analistët gjenden të ndarë në opinionet e tyre.
Analisti politik Albert Musliu shprehet optimist për negociatat, duke thënë se po hyjnë në fazën përfundimtare, pasi që të dyja palët janë të përmbajtura në prononcimet publike, dhe ndërkohë po shpeshtojnë takimet e tyre.
Ndërsa profesori Denko Malevski thotë se takimet e shpeshta midis dy palëve, nuk mund të shihen si takime afër zgjidhjes, por vetëm sa dëshmohet ecuria në rrugën e duhur. Maqedonisë, sipas tij, do t’i duhet të rregullojë atmosferën e brendshme politike, para se të prodhojë një zgjidhje.
Vizita e radhës e ministrit të jashtëm grek Nikos Kotzias në Shkup është paralajmëruar për në 12 prill.
Ky intensifikim takimesh vjen në prag të dhënies së rekomandimit për çeljen e bisedimeve të Maqedonisë me BE-në qershor dhe samitit të Nato-s në korrik.
s.a/dita
