Frika më e madhe pas një ndarjeje është dëshira për tu kthyer sërish tek ai, emocionalisht apo fizikisht.
Kjo e fundit tundon më shumë dhe “mëkaton” më shumë. Gjithsesi, të shkosh në shtrat me ish-in, nuk është edhe aq e dëmshme sa mund ta mendoni ju. Sipas një studimi bërë së fundmi, diçka e tillë nuk do t’ju pengojë të shkëputeni prej tyre apo të vazhdoni jetën tuaj.
Ekspertë të Universitetit Wayne State në Detroit arritën në konkluzionin që vazhdimi i seksit me ish-partnerin nuk e vonon rikuperimin emocional të ndarjes. Përveç kësaj, zbuluan se ata që ushqenin ndjenja për ish-in e shihnin këtë si një mënyrë fantastike për tu lidhur sërish me njëri tjetrin.
Takimet seksuale post ndarje në fakt, i bëjnë njerëzit edhe më pozitivë në jetën e tyre të përditshme.
Përfshirja fizike me një ish, bëhet e rrezikshme kur keni ende inate, konfuzione apo zhgënjime mes jush. Nëse jeni ndarë me marrëveshje dypalëshe, atëherë vazhdimi i seksit është ok .
Në fund të fundit, askush nuk lëndohet!
e.t./dita
