Partia Demokratike i ka cilësuar thjesht si slogane të lodhura propozimet e Ramës për reformën e biznesit dhe vitalizimin e ekonomisë. Deputeti Bogdani tha se plani i Ramës do ti ngrejë taksat 50 përqind për çdo biznes të vogël dhe të mesëm duke i çuar në këtë mënyrë këto biznese drejt rrënimit. PD sjell në vëmëndje kohën kur Rma ishte kryebashkiak, i cili sipas PD-së, dyfishoi taksat.
“Kryeministri propozoi politika të zhdërvjellta për tregun e punës, të bazuar në modelet më të suksesshme, ku do të mbështeten me grante dhe kredi pa kolateral të gjithë të rinjtë dhe të papunët që dëshirojnë të hapin një biznes të ri. Nga ana tjetër, Rama bëri të kundërtën. Jo vetëm nuk ka asnjë plan konkret për të përmirësuar klimën e biznesit, por madje po e pengon atë. Gjithçka që Rama ofron janë vetëm slogane të lodhura dhe i vetmi plan që ai ka, është plani për të rritur taksat, që nuk bën gjë tjetër veçse rrit papunësinë dhe shkatërron klimën pozitive të biznesit”, deklaroi Bogdani.