Është një nga historitë më të rralla që kam përjetuar si gazetar. Abedin Çiçin e kam njohur si profesor, si një nga agronomët më të shquar të këtij vendi. Ish-student i Harri Fulcit, shok i ngushtë i Mehmet Shehut në shkollën amerikane të Tiranës në vitet ’30 të shekullit të kaluar, ish-ministri i parë i Bujqësisë i dalë nga qeveria e Kongresit të Përmetit më 24 maj 1944, Abedin Çiçi është një nga njerëzit që kam respektuar dhe nderuar më shumë në jetën time.
Ky episod që po tregoj në vijim është një ngjarje tërësisht e vërtetë dhe unë po ua përcjell lexuesve ashtu si e kam përjetuar, pa asnjë sajesë. Vetë Abedini ishte krejtësisht origjinal dhe tashmë që ai nuk është në këtë jetë, nuk do të më falte nëse do shtrembëroja fjalët e tij…
Më shumë se një histori personale midis Abedinit dhe Harri Fulcit, kjo ngjarje ka të bëjë me thelbin e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara. Duket si metaforë, por i kapërcen shumëfish kufijtë e një konvencioni letrar apo diplomatik…
Nga Xhevdet Shehu
Njeriu mund të rrëgjohet, thinjet, mpaket e mplaket edhe brenda një dite, madje edhe për pak çaste… Rrëgjohet e merr fund nga një dhimbje tepër e madhe, nga një humbje e papritur, nga një tragjedi e papërballueshme. Sa e sa raste të kësaj natyre numërohen, tregohen, apo janë shkruar në tregime e romane!
Kjo që do të tregoj më poshtë nuk është pjellë e fantazisë, as krijim artistik. Është një episod krejt i vërtetë dhe dua ta përcjell ashtu siç e kam përjetuar atë ditë dimri…
Mikun e madh të pemëve, Abedin Çiçin, të cilin gjithë gjeneratat e studentëve të Agronomisë e thërresin Profesor, e pashë në gjendjen më të mjeruar se kurrë ndonjëherë. Vetullngrysur, flokëlëshuar, të këputur, të kërrusur, me sy të përvuajtur e të përlotur që pasqyronin një dramë, një dhimbje të thellë, shumë të thellë të shpirtit të tij… Një gjë e keqe i kishte ndodhur, një fatkeqësi e madhe i kishte rënë, kjo dukej qartë… M’u dhimbs. Profesori sikur ishte plakur papritmas gjatë një kohe të shkurtër që nuk ishim parë. Por mbase ishte plakur edhe natën e shkuar, atë mëngjes, pra në fillim të asaj dite nga fatkeqësia e beftë, nga hataja që e kishte pllakosur, mendova atë që thonë mjekët dhe psikologët…
Megjithëse me më shumë se 80 vjet mbi supe, ai i habit të tërë që e njohin me energjitë, pasionin që s’iu shuajt asnjëherë, me dashurinë e madhe për punën dhe pemët. Me një palë gërshërë për krasitje gjithmonë në xhep, me një brisk e bisturi për shartime, ai rend çdo ditë për diku, për te një shkollë që t’u flasë të rinjve për frutikulturën; rend për te një mik, për të dhënë një këshillë, për te një vresht apo një pemë që ka nevojë për duart e mjeshtrit. Është krejt normale për të që të hyjë në oborrin e një shtëpie e, pa folur me njeri e pa i thënë kush, të krasitë një pemë të lënë pasdore nga të zotët. Takohet me pemët, u shërben atyre, i ledhaton e zbukuron, pastaj kujtohet për njerëzit… Dhe ai ka miq të panumërt në Tiranë e nëpër fshatra. Të gjitha këto punë e mirësi pa shpërblim, i japin atij një kënaqësi të pakufishme, por edhe një hir djaloshar. Ndaj dhe është krijuar përshtypja se vitet bëjnë në vendnumëro për të.
Kurse tani, ja si ishte katandisur…
– Jam sëmurë dhe ti ma kupton sëmundjen, – më tha ai atë ditë sapo u takuam. – Më dhemb zemra, koka, gjithë trupi. Po mbaroj çikë e nga një çikë…
Bëri një pauzë dhe, pastaj vazhdoi:
– E si të mos jem sëmurë? Ka rënë murtaja, po shuhen pemët. Po presin ullinjtë, i shkatërruan vreshtat, pemët, pyjet… Po e kthejnë në shkretëtirë këtë vend, sa të merr të qarët… Ç’po bëhet kështu? Kur dola sot nga shtëpia në Laprakë vura duart në kokë e më vinte të ulërija nëpër rrugë si i çmendur. Fidanishtes që krijova, ti e di si e krijova gjashtëdhjetë vjet më parë me ca fidanë të sjellë nga Italia me kursimet e mia personale, i kishin futur buldozerët… Eh, kuje, kuje e madhe! Po çmendem fare. I shkulnin pemët katilat dhe ato binin përdhe si njerëzit e sharruar nga plumbat… E më thërresin mua ato të uruara pemë, më kërkonin ndihmë… Më beso, unë i dëgjoja zërat e tyre! Ne mbaruam, Abedin, kurse ti bën sehir!… E na hiqesh sikur na do! Kot na qenke hequr si mik! Njëlloj je dhe ti si këta që po na vdesin… Njëlloj… Ja, kështu më thoshin duke dhënë shpirt. Dhe, mua ditëziut, më çahet zemra, bie përmbys nga dhimbja, por ç’e do, s’jam i zoti të bëj asgjë… Shkruaj letra, po s’më përgjigjet njeri. Trokas nëpër ministri, po s’më pret kush… Ja, sa i nisa një letër Ministrit të Kulturës dhe një Kryeministrit për ullinjtë…

– Po pse Ministrit të Kulturës? – e ndërpreva.
– Si pse? Atij i takon të merret me këtë punë. Ka kulturë më të madhe se të merresh me ullirin?! Me ullirin e me pemët! Atij i takon në radhë të parë, pastaj ministrave të tjerë. Pastaj, ky ministri i kulturës a nuk ka marrë zyrën që ka patur Sekretari i Parë i Rinisë? Ah, ç’ishte ai Sekretari i Parë i Rinisë për ullirin! Sa mirë dinte t’i bënte aksionet! Ai po! Kot që nuk bënë atë ministër të Kulturës. Jam i sigurt se do kishin shpëtuar ullinjtë. Po ku bëhet ai, pse s’ndihet?…
Ai, ndryshe nga herët e tjera, atë ditë kishte një dëshirë të madhe për të folur. Nuk kisha asnjë dyshim se për këto çështje monologonte gjithë ditën me vetveten, nga frika se po t’ua thoshte të tjerëve, mund të talleshin me shqetësimin e tij, madje mund ta quanin të lajthitur. Pasi rrufiti një herë kafen pa sheqer që sapo e kishte sjellë në tavolinë kamerieri, doli në një qafë tjetër.
– Dua të takoj Presidentin, – tha. – Kam frikë se nuk ia japin fare letrat e mia, sepse nuk më ka kthyer as ai përgjigje. Më ndihmon dot ta takoj?
– Pse edhe atij i ke shkruar?
– Po, edhe atij. Unë bëj punën time, sinjalizoj kryetarin e shtetit, qeverinë e ministrat se po bëhet hataja, që të mos kenë gojë më pas e të më thonë: Pse heshte, Abedin… I kam shkruar edhe ministrit të Mbrojtjes që të mobilizojë ushtrinë… Mua më çudisin shumë kur zihen me njëri-tjetrin këta politikanët! Më vjen keq, se bëhen shumë llafe e punë pak. Edhe partitë të gjitha njëlloj më duken. E, pse duhen kaq shumë parti, njëzet a tridhjetë sa janë bërë? Nja dy a tri mjaftojnë e janë shumë…
Këtu bëri një pauzë tjetër, më të gjatë, ndërsa pas pak m’u kthye përsëri:
– Do të tregoj se ç’më ka ngjarë njëherë në vitin 1945. Atëherë, u hap përfaqësia diplomatike Amerikane në Tiranë dhe, pas shumë vjet mungese, Herri Fullc erdhi përsëri në Shqipëri, po këtë radhë jo për të hapur shkollën që u mbyll në 33-shin, por si diplomat. Ne studentët e Shkollës Teknike e donim shumë drejtorin tonë, prandaj dhe ardhja e tij në 45-ën na gëzoi pa masë. Dhe filluam të shkojmë për ta takuar në ambasadë. Një ditë prej ditësh trokita dhe unë… Hyra në oborr. Dera e sallonit ku Fullci priste miqtë ishte përgjysmë e hapur dhe mua, duke ngjitur shkallët, më kapi syri aty disa nga shokët e mi të shkollës, të cilët gjatë Luftës nuk u lidhën me Partinë, por me Ballin e Legalitetin. Këta ish-shokë mua m’u fshehën atë ditë. Kur hyra në sallon, ata shkuan në një dhomë tjetër ngjitur me sallonin dhe unë aty gjeta vetëm drejtorin tim. U përqafuam me shumë mall e dashuri. U ulëm dhe filluam të kujtonim vitet e mrekullueshme të shkollës e të bisedonim për ndryshimet që kishin ndodhur në Shqipëri gjatë viteve të mungesës së tij, për luftën antifashiste, për shpresat që ushqente populli shqiptar tek Amerika në rindërtimin e vendit të djegur e shkatërruar nga lufta… Ai më dëgjonte me vëmendje, po edhe mua nuk më hiqej nga mendja momenti kur hyra. Pse m’u fshehën ish-shokët e mi të shkollës që kishin qenë në atë sallon pak çaste më parë? Ç’kishte biseduar Fullci me ta?… Mezi po prisja të dilja në atë pikë. Thashë që Fullci më dëgjonte me vëmendje të madhe. Në këtë çast unë i them: Do më lejoni t’ju bëj edhe një vërejtje a kritikë, quajeni si të doni. Hë, më thotë ai, dhe u bë i gjithi sy e vesh. Kur erdha këtu, i thashë, vura re se me ty ishin disa njerëz që tani ndodhen andej, dhe bëra me dorë nga dhomat ku u fshehën ata. Unë i njoh mirë ata, i thashë. Vërtet ata kanë qenë studentë të Shkollës, por, ju duhet ta dini, se ata janë nacionalistë që bashkëpunuan me okupatorin dhe, si të tillë, nuk shihen me sy të mirë nga Qeveria dhe populli. Ju duhet të mbani afër ata që u lidhën me Frontin Antifashist e që nuk janë pak… Mehmet Shehu, për shembull, është bërë i famshëm si komandant i Brigadës së Parë… Po edhe plot të tjerë…
Fullci pasi më dëgjoi me durim deri në fund për vërejtjen që i bëra, bëri buzën në gaz, pastaj u vrenjt, u ngrit dhe filloi të lëvizë tutje-tëhu nëpër sallon i menduar. Unë po prisja të dëgjoja përgjigjen e tij. Më në fund, ai ndaloi dhe m’u drejtua shumë seriozisht:
– Abedin, – më tha, – unë kam një motër të martuar në Kanada. Kunati im është një frutikulturist i shkëlqyer dhe ka prodhuar vitet e fundit disa varietete të reja mollësh. Do t’i shkruaj një letër dhe do t’i lutem që të dërgojë ca kalema molle për ty… Mendoj se shkojnë shumë mirë me klimën e Shqipërisë dhe ti do të dish t’i shumëzosh…
Ja, kështu më tha. Kjo ishte pak a shumë biseda që bëra me Fullcin. Ishte viti 1945… Erdhi Fullci e iku. Iku Amerika e erdhi prapë pas pesëdhjetë vjetësh. Si e qysh, le ta thonë të tjerët. Për mollët e pemët më pyet mua. Të tjerët bëjnë politikë… Mua më vjen keq që merren kaq shumë me politikë. Sa mirë do të ishte sikur të merreshin më shumë me pemët të gjithë njerëzit!…
Ah, sikur!…
Ka akoma njerez te mire ne kete bote, e kam fjalen edhe per Profesorin edhe per autorin e shkrimit. Kam shprese kur lexoj per miresi te tilla!!!
Te punosh gjithe jeten,te ndertosh ato plantacione me fruta me te shijshme ne bote dhe te jetosh sa t`i shohesh fundin vepres se jetes tende,kjo ishte tragjedia e profesor Abedin Cicos.Kush ka mbjelle nje lule ne saksi e kupton:Zbriti shpellari me sakica.Me mire qe nuk e takoi shpellarin president.Do te takonte Atila hunin.
I nderuar Xhevdet.
Vetem dy paragrafet qe kam shkeputur ilustrojne sakte cfare ndodhi me anglo-amerikanet ne shqiperi ne 1945-1946.
Duke marre parasysh se Rusvelti me churchillin na kishin shitur te Stalini dhe Tito qe para se te mbaronte lufta bile i kishin premtuar dhe favore te pabesueshme greqise dhe jugosllavise Na ben te besojme se Enver Hoxha ishte nje njeri gjenial..
E cuditeshme eshte se amerikanet ne 1945 dhe ruset ne 1961 akoma thone si ikem si pula duke na perzene enveri dhe kane te drejte..
Nqs Fullci ka marre “fshehurazi” ish zogiste dhe ish fashiste ai nga profesor qenka kthyer ne kolonel..
pra ate qe nuk e arriti fullci ne 1945 e arriti rajersoni ne 1992 nga beogradi
keto dy paragrafe me poshte “tradhetojne” fjalen demokraci..kur behet llaf per gjeo strategji..demokracia hidhet ne kosh
$$$$$
Dera e sallonit ku Fullci priste miqtë ishte përgjysmë e hapur dhe mua, duke ngjitur shkallët, më kapi syri aty disa nga shokët e mi të shkollës, të cilët gjatë Luftës nuk u lidhën me Partinë, por me Ballin e Legalitetin. Këta ish-shokë mua m’u fshehën atë ditë. Kur hyra në sallon, ata shkuan në një dhomë tjetër ngjitur me sallonin dhe unë aty gjeta vetëm drejtorin tim
… Ai më dëgjonte me vëmendje, po edhe mua nuk më hiqej nga mendja momenti kur hyra. Pse m’u fshehën ish-shokët e mi të shkollës që kishin qenë në atë sallon pak çaste më parë? Ç’kishte biseduar Fullci me ta?… Mezi po prisja të dilja në atë pikë. Thashë që Fullci më dëgjonte me vëmendje të madhe. Në këtë çast unë i them: Do më lejoni t’ju bëj edhe një vërejtje a kritikë, quajeni si të doni. Hë, më thotë ai, dhe u bë i gjithi sy e vesh. Kur erdha këtu, i thashë, vura re se me ty ishin disa njerëz që tani ndodhen andej, dhe bëra me dorë nga dhomat ku u fshehën ata. Unë i njoh mirë ata, i thashë. Vërtet ata kanë qenë studentë të Shkollës, por, ju duhet ta dini, se ata janë nacionalistë që bashkëpunuan me okupatorin
pra nuk ka bythe ku te rrije qendrimi amerikan ne ate kohe..nga nje ane na shiten te dy Josifet nga ana tjeter duan ca shqiptare si mish per top…qe ne fakt shkuan per dhjame qeni..jo per faj te enverit…
nderime per legjenden Abedin Çiçi
Komshiun tim, ne apartamentin ngjitur, veteriner ne kompleksin e lopeve ne Kamez, nje mbasdinte vone kthehesha nga puna, e gjeta veterinerin ulur tek shkallet e katit tone me duart ne koke e duke qare me ngasherim. U tremba dhe mendova mos I kish ndodhur gje vajzave te tij.. Po qante, se kish pare te shkaterohesh kompleksi, te vidheshin lopet qe mbanin me qumesht gjithe Tiranen, te vidheshin ilacet etj Kish punuar nje jete te tere me dashuri e passion se bashku me koleget kish ngritur nje mrekulli, duke punuar pa orar dhe tani turma rrugacesh me nje “Hero te Demokracise” (u be me vone pasi e vrane) ne krye po shkatronin, vidhnin, vinin zjarr…U be deshmitar I nje shkatrimi qe s’e kish menduar kurre, I pazoti per te ndalur barbaret. Vdiq pak vjet me vone I deshperuar thelle ne shpirt… Dhe vandalizmi e shkatrimi I Shqiperise vazhdon…. Nderime per njerzit e ndershem, shkencetaret, puntoret e medhenj qe vuajten aq shume
prof Abedini ishte mik i familjes tone qysh ne kohen e Zogut.Shpesh na vinte edhe ne shtepi tek babai per te bere ndonje shartese agrumesh.Bisedonin me njeri-tjetrin dhe pinin kafe.
Une isha i vogel dhe ajo qe me cudiste tek ky burre i madh ishin:zeri karakteristik dhe floket e gjata.E di qe u deshperua shume ne fundin e jetes sepse perjetoi nje vandalizem te papare qe shkaterroi gjithe ate pasuri kombtare qe ishin vreshtat dhe ullinjt perreth Tiranes qe ai i kishte projektuar dhe ndertuar me sakrifica te jashtzakonshme.
NA ISHTE NJE HERE …NJE SHKRIMTAR I MADH RUS … ANTON PAVLOVICH CEHOV …. DHE KUR DISA GRA VAJZA QE DONIN TE BENIN TE HYNIN NE MUHABET … PER TJU AFRUAR ….I BEJNE NJE PYETJE …. CEHOV …KUSH DO TA FITOJE LUFTEN … RUSIA APO TURQIA ….. DHE I MADHI ANTON JU PERGJIGJE ….MUA ME PELQEN MARMALLATA ………. DHE KJO HISTORIE ESHTE NJESOJ … NGA FRIKA E BOLSHEVIKEVE NE SHQIPERI ….KY NJERIU I MIRE I NATURES …DASHURONTE PEMET DHE NATYREN … VETEM KESHTU NUK RREZIKONTE JETEN NGA ……..DHE DICKA PER KETE TIPIN FULLC FICSION…QE SE NJIHKA HISTORINE FARE ……KUR MBAROI LUFTA AMERIKANET DHE ANGLEZET I KISHIN PREMTUAR EDHE POLAKEVE LIBERTENE .. DEMOKRACINE …. SE NE FRANCE NE 1944 NE NORMANDIE KISHTE DIVIZIONE ME POLAKE .. DHE PILOTET POLAKE ISHIN NGA ME TE MIRET NE BOTE ….DHE NUK JA DHANE DOT ATE QE PREMTUAN .. SEPSE STALINI ISHTE PSIKOPAT DHE ROUSVELTI DHE CHIRCHILLI JA KISHIN FRIKEN NJE LUFTE TJETER … PRANDAJ AMERIKA NUK JA LA SHQIPERINE RUSIT AS TITOS …POR STALINI I MORRI ME VENDOSJA DHE . PO BULLGARINE RUMANINE SLLOVAKINE BJELLORUSINE TE GHITHE BLLOKUN E EST …LINDJES .. SI KUJTONI JU COBANET E LABERISE …. SE AMERIKA JA DHE STALINIT …. JO MORE DRUAVRE …AMERIKA KUR NE EUROPE KISHTE MILIONA USHTARE ….. KISHTE EDHE NJE LUFTE SHUME TE VESHTIRE ME JAPONEZET … KESHTU NUK DONTE PRAP NJE LUFTE PER BYTHEN E SHQIPTAREVE POLAKEV APO BULLGAREVE …. PRANDAJ COBAN NGA VLORA … ENVER PEDERASI JA DHA KOSOVEN TITOS PER TE MBAJTUR PUSHTETIN .. DHE… DHE KUR ABAZ KUPI ME SHOKE NE MUKJE BENE BETIMINE PER LUFTEN KUNDER ARMIKUT DHE BASHKIMIN ME KOSOVEN …. ENVERI ME URDHER TE SERBEVE MUGOSHES DHE PETROVICHIT .. E PRISHI KETE BETIM KETE VENDOSJE …SE SI PELQENTE QE TE TJERET TRIMA TE MERRNIN QEVERINE DHE TE VENDOSNIN DEMOKRACINE … SE NE DEMOKRACIE TE SHUMTEN NJE PRESIDENT MUND TE VENDOSI PER 10 VJET JO ME SHUME …. GJENERAL DE GAULLE E BERI LUFTEN … I BERI VOTIMET E LIRA JO ME DHUNE DHE SPIUNA SI BOLSHEVIKU ENVER …. DHE KUR POPULLI FRANCEZ NUK E ZGJODHI … HEREN E 2 …NUK VRAU NJERI NUK FUTI NE BUG NJERI JO ..ZBATOI DREJTESINE . DEMOKRACINE … QE TI DHE ENVER DEBILI SE DINI CDO TE THOTE …. SJA DINI KUPTIMIN ..SE KULTURA JUAJ ESHTE 0 …. VOUS AVEZ COMPRIS …TETE DE BITE ..
nuk din po a e dini ju shoku XHEVDET SHEHU …. SE KUR I MADHI WISTON CHURCHILL …QE BERI LUFTEN E PARE BOTERORE ..DHE NE LUFTEN E 2 ISHTE I VETM QE I REZISTOI NAZISTAVE HITLERIT ….MBAS LUFTE E LA POPULLIN KAPITALIST TE BENTE VOTIMET E LIRA … CHURCHILLI SI HERO NDERKOMBETAR PRISTE NJE VICTOIRE .. FITORE ..DHE POPULLI ME DEMOKRACINE I LRE ZGJODHEN SI PREMIER MINISTER NJE TJETER JO CHURCHILLIN …. DHE KAPITALISTI WISTON ARMIKU I POPULLIT I SHQIPTAREVE ?????? THA …… ME MIRE TE VRITESHA NE LUFTE SE ……. POR PAS PAK DUKE U MENDUAR MIRE THA …JO ME MIRE KESHTU ….. FITOI DEMOKRACIA LIBERTEJA ….. JA SFARE THA I MADHI WISTON CHURCHILL …NDERSA ENVER HITLERI … DO TI KISHTE VRARE TE GJITHE POPULLIN PO TE MOS VOTONIN PER ATE JA NDRYSHIMI I INTILIGENCES DHE GOMARIT ENVER ………. DHE SHOKU SHEHU … SHKONI NDONJEHERE NE NORMANDIE DHE SHKRUANI PER HEROJTE AMERIKANE .. SI LUFTUAN DHE I DHANE GRUSHTIN E FUNDIT HITLERIT …. SHKRUANI HERE PAS HERE PER HEROJTE E VERTETE … DHE MOS U MBYLLNI ME DISA COBANE NGA SHQIPERIA …. MESONI SI LUFTOI GENERAL PATON NE AFRIKE DHE NE EUROPE … SE KA SHQIPTARE QE KURRE SKANE DEGJUAR NDONJEHERE …. DHE ESHTE KRIM TE VDESIN BUDALLENJ .MERCI ET A BIENTOT ……