“Takimi i shekullit”? Not really

Ornela

Takimi “epokal” mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit koreano-verior Kim Jong-un në optikën e diplomatit dhe studiuesit të njohur të politikës amerikane e të marrëdhënieve ndërkombëtare. Prof. Fatos Tarifa, Rektor i University of New York Tirana. Çfarë ka ndodhur? Cilat ishin rezultatet e atij takimi historik? Çfarë pritej të arrihej dhe çfarë u arrit? Çfarë pritet të ndryshojë pas kësaj. A do të jetojmë në një botë më të sigurt pas deklaratës së përbashkët Trump-Kim? Fatos Tarifa u jep këtyre pyetjeve përgjigjet e tij.

Intervistoi Xhevdet Shehu

– Profesor Tarifa, vetëm 3 ditë më parë, më 12 qershor, u bëmë dëshmitarë të një prej ngjarjeve më të papritura e më të rëndësishme në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare në këto dekadat e fundit, siç ishte takimi mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit koreano-verior Kim Jong-un. A mund të krahasohet kjo ngjarje, për nga rëndësia e saj, me takimin mes Presidentit amerikan Richard Nixon dhe Kryetarit Mao, udhëheqësit më të lartë kinez, në vitin 1972, si dhe me takimin mes Presidentit amerikan Ronald Reagan dhe liderit sovjetik Mikhail Gorbachev, në Gjenevë, në vitin 1985. A qëndron kjo analogji?

– Të gjitha analogjitë çalojnë. Ju krahasoni tri ngjarje të ngjashme për nga forma (takime të nivelit më të lartë mes tre presidentëve të fuqisë më të madhe të globit, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me liderët e tre vendeve komuniste), por ajo që ka rëndësi dhe që i dallon e i diferencon këto ngjarje për nga rëndësia e tyre është konteksti historik, pesha e tyre në gjeopolitikën globale dhe, sidomos, rrjedhojat që shkaktuan ato në nivel rajonal e global.

Nuk ka dyshim se ngjarja më e rëndësishme ndër këto të treja që përmendet ju ka qenë takimi Nixon-Mao, veçanërisht nëse mbajmë parasysh se, në vitin 1972, Kina ishte në një marrëdhënie shumë të vështirë me Bashkimin Sovjetik dhe, tre vite më parë, më 1969, ishte ndeshur me atë shtet në një konflikt të armatosur për çështje të kufijve mes tyre, që mund të ishte shndërruar në një luftë të tretë botërore. Me takimin Nixon-Mao u rivendosën marrëdhëniet normale mes superfuqisë më të madhe të planetit dhe shtetit më të populluar të tij. Me atë takim Kina komuniste (Republika Popullore e Kinës), e cila, vetëm një vit më parë, më 1971, ishte bërë anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së (duke zëvendësuar Republikën e Kinës—Taivanin) në atë organ të rëndësishëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, u bë edhe më shumë një aktor kryesor në politikën globale. Afrimi me Shtetet e Bashkuara pas takimit Nixon-Mao, bëri të mundur, duke filluar nga viti 1978, reformimin e ekonomisë kineze (reformimin e bujqësisë, 1978-1984; të industrisë,1984-1992; dhe të tregtisë së jashtme, nga viti 1992 e këtej).

Më lejoni të shtjelloj disi më gjerë rëndësinë e kësaj çfarë thashë më sipër. Afrimi me Shtetet e Bashkuara dhe ndërvarësia me atë vend bënë të mundur një dinamizëm ekonomik e social të jashtëzakonshëm në Kinë. Amerika, siç shprehet eksperti i njohur i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kishore Mahbubani, ishte i vetmi vend që mund të ofronte “lidershipin e duhur për ta integruar, modernizuar dhe përmbajtur Kinën”. Reformat në ekonominë kineze që inicioi Deng Xiapiong – ky “reformator i madh i ekonomisë”, siç e ka cilësuar atë Alan Greenspan – me thëniet e tij të famshme se “të bëhesh i pasur është një gjë e mrekullueshme” dhe se “nuk ka rëndësi nëse macja është e zezë apo e bardhë, sa kohë që ajo zë minj”, e nxorrën Kinën “nga epoka e biçikletës në atë të automobilit dhe të gjithçkaje që lidhet me të”. Ato reforma u hapën rrugë transformimeve të mëdha ekonomike dhe investimeve kapitale të huaja në Kinë. Rezultati logjik i këtyre zhvillimeve, të cilat, siç vura në dukje më sipër, kishin si premisë afrimin me Shtetet e Bashkuara, ishte anëtarësimi i Kinës në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT), në vitin 2001. Kjo ngjarje e fundit, e cila do të kish qenë e pamundur pa pëlqimin e Shteteve të Bashkuara, e lehtësoi dhe e shpejtoi mjaft integrimin e Kinës në sistemin tregtar botëror dhe në ekonominë globale, duke i kontribuar në mënyrë substanciale rritjes ekonomike globale. Anëtarësimi në OBT e shndërroi Kinën nga një aktor me një peshë të vogël ose të mesme në tregtinë ndërkombëtare, në një ndër aktorët kryesorë të saj. Si rrjedhojë e rivendosjes së marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara në vitin 1972 dhe anëtarësimit të saj në OBT, Kina ka sot ekonominë e dytë më të madhe (pas Amerikës) dhe një ndër ekonomitë më të hapura në botë. Ekonomia e saj është modernizuar e zhvilluar në atë masë, sa që ka bërë të mundur daljen e qindra milionë kinezëve nga gjendja e varfërisë absolute dhe krijimin e një klase të mesme gjysëmiliardshme, pothuaj aq sa popullsia e të gjitha vendeve të Bashkimit Europian, të marra së bashku. Me pak fjalë, takimi Nixon-Mao, në vitin 1972, ishte vërtet një ngjarje “epokale”, sepse afrimi mes Uashingtonit dhe Pekinit dhe zhvillimet që rodhën pas asaj ngjarjeje ndryshuan rrënjësisht gjeopolitikën dhe gjeoekonominë e globit.

– Kjo është e vërtetë, por a nuk ishte një ngjarje po aq e rëndësishme për fatet e globit edhe takimi mes Presidentit amerikan Ronald Reagan dhe liderit sovjetik Mikhail Gorbachev, 13 vite më pas, më 1985? A nuk shënoi ai takim fillimin e fundit të Luftës së Ftohtë?

– Nuk ka dyshim që edhe ai takim ishte “epokal”, në një kuptim të caktuar të fjalës, por analogjia mes takimeve Nixon-Mao (1972) dhe Regan-Gorbachev (1985) përsëri çalon. Axhenda e Samitit të Gjenevës (19 nëntor 1985), në të cilin liderët e dy superfuqive të globit u takuan për herë të parë, kishte të bënte kryesisht me dy çështje: marrëdhëniet diplomatike ndërkombëtare dhe gara e armatimeve. Shprehja e famshme e Presidentit Regan, “Mr. Gorbachev, tear down this wall”, erdhi më vonë, në qershor të vitit 1987, kur Regani vizitoi Berlinin Perëndimor. Edhe pse shembja e Murit të Berlinit, rënia e regjimeve komuniste në Europën Qendrore e Lindore dhe vetë shpërbërja e Bashkimit Sovjetik nuk mund të shpjegohen thjesht si rezultat i takimit Reagan-Gorbachev, ose thjesht si rezultat i asaj çfarë inspiruan te qytetarët gjermano-lindorë dhe qytetarët e Europës Lindore fjalët e Reagan-it, nuk mund të mohohet se ajo që ndodhi në Europën Qendrore e Lindore më 1989 do të kishte qenë e vështirë, në mos e pamundur të përfytyrohej, nëse “Doktrina Sinatra” e Gorbachev-it nuk do të kishte hequr frikën se ngjarjet e viteve 1956 dhe 1968 nuk do të përsëriteshin. Megjithëse politika sovjetike e mosndërhyrjes ende nuk ishte testuar se deri në ç’masë mund të toleronte, mund të thuhet se sinjalet që kishte dhënë Gorbachev për reformat e mirëpritura në Europën Lindore dhe mosndërhyrjen në punët e brendshme të vendeve të atij rajoni ishin faktorë kritikë që çuan në lëvizjet demokratike të vitit 1989 dhe në përmbysjen e sistemit të socializmit shtetëror. Në këtë kuptim, po, takimi mes krerëve të dy superfuqive kishte një rëndësi “epokale”, pasi ai u parapriu ngjarjeve që shënuan fundin e  Luftës së Ftohtë dhe shndërrimin e një sistemi botëror dypolar në një botë njëpolare.

– Pse mendoni se takimi mes Presidentit Trump dhe liderit koreano-verior Kim Jong-un nuk ka të njëjtën rëndësi historike si dy të parët?

Sigurisht që nuk ka të njëjtën rëndësi historike, dhe aq më tepër nuk përbën një ngjarje “epokale”, siç është shprehur ndokush. Të trija këto ngjarje kanë elementë të përbashkët. Për shembull: Në secilin rast, një president i Shteteve të Bashkuara (Nixon, Reagan, Trump), që përfaqëson fuqinë më të madhe të globit dhe lideren e botës së lirë, është takuar me liderin e një shteti komunist. Po kështu, si Nixon, ashtu edhe Reagan dhe Trump (si edhe Presidenti Eisenhower para tyre, në takimin e tij me liderin sovjetik Nikita Khrushchev, në Camp David, më 1959), besonin se një marrëdhënie personale mes liderëve është e rëndësishme si një hap i parë për rrëzimin e barrierave dhe uljen e tensioneve mes Amerikës dhe shteteve kundërshtarë të saj. Trump, madje, pas takimit me Kim Jong-un, u shpreh se, të dy liderët krijuan “një lidhje shumë të veçantë” mes tyre. Një lidhje shumë e veçantë mes z. Trump dhe diktatorit brutal të Koresë së Veriut!

Sidoqoftë këto tri ngjarje dallojnë shumë nga njëra-tjetra për nga konteksti, rrethanat, personalitetet e përfshira në to, përmbajtja e çështjeve të diskutuara, rëndësia dhe, sidomos, rezultatet e tyre. Nixon dhe Mao u takuan në pikun e Luftës së Ftoftë, edhe pse në Azi, me luftrat në Kore dhe në Vietnam, ajo ishte, në fakt, një luftë shumë e nxehtë, që shkaktoi mbi 4 milion viktima. Reagan dhe Gorgachev u takun në një kohë kur Lufta e Ftohtë po i afrohej fundit logjik të saj, ndërsa Trump dhe Kim u takuan afro tri dekada pas përfundimit të Luftës së Ftohtë.

Nixon dhe Mao u takuan në një kohë kur Kina kishe mbetur një vend thuajse i izoluar në arenën ndërkombëtare dhe, po kështu, thuajse tërësisht e izoluar është edhe Korea e Veriut sot. Për liderët e të këtyre dy vendeve dalja nga izolimi ishte një çështje jetike. Bashkimi Sovjetik, nga ana tjetër, në kohën e Khrushchev-it, as në kohën e të Gorbachev-it, nuk ishte një fuqi e izoluar në arenën ndërkombëtare, por një ndër dy superfuqitë e botës, që dominonte gjysmën e Europës dhe tërë Azinë Qendrore.

Mao dhe Gorbachev përfaqësonin dy ndër fuqitë e mëdha të planetit dhe ishin edhe vetë personalitete të fuqishëm në vendet e tyre dhe në politikën botërore, ndërsa Kim, të cilin vetë Donald Trump e kishte cilësuar me sarkazëm si një “little rocket man”, përfaqëson një vend të vogël, edhe pse të rrezikshëm në atë rajon. Me fjalë të tjera, Trump nuk është as Nixon dhe as Reagan, ashtu siç Korea e Veriut nuk është as Kina dhe as Bashkimi Sovjetik (ose Rusia sot).

Takimet e presidentëve Nixon dhe Reagan me liderin sovjetik dhe atë kinez, më 1972 dhe 1985, përkatësisht, kishin një rëndësi strategjike dhe ekonomike globale shumë më të madhe për palët sesa takimi Trump-Kim, rëndësia e të cilit është e përmasave më të vogla, kryesisht rajonale, sidomos nëse mbajmë parasysh se Korea e Veriut, edhe pas këtij takimi, do të vazhdojë të mbetet një shtet klientelist i Kinës, nga e cila importon 90 për qind të lëndëve të para, të makinerive dhe të produkteve të konsumit.

Ndërsa Regan dhe Trump kishin në axhendat e bisedimeve të tyre me liderët komunistë si çështje themelore garën e armatimeve (Bashkimi Sovjetik) dhe denuklearizimin e gadishullit Koran (Korea e Veriut), Nixon kishte një tjetër axhendë në takimin e tij me Kryetarin Mao. Po kështu, ndërsa me Gorbachev-in Presidenti Regan ngriti edhe çështjen e heqjes së kufizimeve për emigrantët sovjetikë, si një e drejtë humane, me Maon dhe Kimin nuk u zu në goja çështja e të drejtave të njeriut në vendet e tyre komuniste.

Mund të përmend edhe shumë dallime të tjera, por edhe vetëm këto besoj se mjaftojnë.

– Arritjet kryesore të takimit Trump-Kim ishin dy: premtimi i të dytit për denuklearizimin e vendit të tij dhe premtimi i të parit për të garantuar sigurinë e Koresë së Veriut dhe për të larguar përfundimisht trupat amerikane nga gadishulli korean. A nuk janë këto dy arritje të rëndësishme?

– Këto janë dy premtime të rëndësishme, por përmbushja e tyre nuk garantohet nga një deklaratë e përbashkët. Një traktat i përbashkët do të ishte një garanci më e mirë, por, në Singapor, as nuk u bë fjalë për nënshkrimin e një traktati të tillë. Koha dhe vendosmëria e të dyja palëve do të tregojnë se sa qeveritë e këtyre dy vendeve do të duan, ose do të mundin të përmbushin premtimet e dhënë njëra-tjetrës në Singapor.

– Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, e ka cilësuar takimin mes presidetit amerikan Donald Trump dhe liderit koreano-verior Kim Jong-un si “takimin e shekullit”. Nga sa kuptoj prej vlerësimeve tuaja, ju nuk prisni që ai takim të sjellë ndonjë ndryshim rrënjësor në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe në gjeopolitikën globale?

– Kjo mbetet për t’u parë. Një takim i vetëm, i cili, në pjesën më të madhe të tij, u zhvillua kokë më kokë, një konferencë për shtypin, një deklaratë e Shtëpisë së Bardhë dhe një deklaratë e përbashkët e presidentit Trump dhe Kim Jong-un nuk thonë shumë. Ato janë fjalë dhe, si të tilla, nuk kanë asnjë peshë nëse pas tyre nuk shohim veprime konkrete për të ndryshuar ato realitete që e provokuan atë takim.

Vetë Kim Jong-un e cilësoi takimin me Presidentin Trump si një “takim historik” dhe se pas kësaj, “bota do të shohë një ndryshim të madh”. A mund ta besojmë këtë symbyllazi, thjesht sepse këto fjalë i tha ky “little rocket man”?

Ndryshim do të ishte nëse regjimi i Koresë së Veriut heq dorë përfundimisht nga strategjia e tij e armatimit bërthamor dhe e shkatërron të gjithë arsenalin e saj bërthamor, çka do të kërkojë (mekanikisht dhe fizikisht) vite të tëra për t’u realizuar, gjithnjë nëse Kim u përmbahet premtimeve të tij.

Ndryshim do të ishte nëse denuklearizimi i Koresë së Veriut do e paqëtonte përfundimisht gadishullin korean dhe do i normalizonte marrëdhëniet mes dy shteteve koreanë dhe fqinjëve të tyre aziatikë.

Ndryshim do të ishte nëse denuklearizimi i Koresë së Veriut do e shndërronte këtë shtet në një vend normal, anëtar të shoqërisë ndërkombëtare dhe nëse siguria dhe paqja në Lindjen e Largme dhe në Azinë Lindore do të bëheshin një fakt real.

– Sipas mendimit tuaj, cila palë doli më e fituar nga ai takim: Amerika apo Korea e Veriut?

Kina J Siç shprehej një analist i huaj këto ditë, largimi i trupave amerikane nga gadishulli Korean është “muzikë në veshët e president kinez Xi Jinping”. Edhe pse, si Trump, ashtu dhe Kim, e kanë konsideruar secili një triumf të vetin atë takim, fituesit e vërtetë të atij samiti ende nuk mund të dihet se cilët janë. Madje as nuk mund të dimë nëse ai samit nxorri ndonjë fitues.

Share This Article
8 Comments
  • hahahahahahahah,

    kjo eshte rraca me sharlatane e botes ,
    prandaj edhe Zoti e ka mallkuar ne cdo kendveshtrim.
    I zgjidhen problemet e vendit te tyre ,shatrlatanet
    dhe po merren me Boten .
    Eshte njelloj sikur m.ti te filloj te bej anatomine e vrymes nga del !

  • Pikpamje qarte e z.Tarifa!

    Jam dakort qe asgje per tu quajtuar “takimi i shekullit” nuk pati ky takim.

    Vetem premtime qe nga pikpamja e egzistences ne pushtet te Kim nuk besoj se do ndodhin ne realitet.

    Une mendoj se me kete takim “fitoi” Kim dhe jo Trump i cili pas presjoneve me nje gjuhe aspak diplomatike, ne fund u ul ne bisedime. Cfare mund te bente tjeter me nje vend i cili disponon arsenal berthamor!?

    Me shume efekti i ketij takimi ka te beje me çtensionimin e situates dhe nje relax momenti per Korene e Jugut ne veçanti.

    Sfida e ardhshme e ndreqjes se asaj qe vete prish per presidentin Trump eshte Irani.

    Trump eshte mire per amerikanet dhe aspak mire per ne te tjeret…

    • Jo, e ke gabim.
      Ky ishte “takimi i shekullit” pikerisht sepse ishte takimi me absurd, me medioker, me pa vlere, i bere ndonjehere nga nje president amerikan.
      Dhe per kete do mbahet mend ne histori.
      Pra ne kete pike Trumpi kishte te drejte kur tha se eshte takim historik.
      Sepse ishte nje takim ku per here te pare nje president i demokracise me te madhe ne bote e quan per nder te takohet me nje diktator te botes se trete dhe e ngre kete te fundit ne qiell me lavderime.
      Dhe me beso, Trump nuk eshte i mire as per amerikanet. Nuk po ben asgje. Vetem po prish.

  • PSE NUK I SHPINI DIKU NE MARTANESH KETA SHURRANJZET E ISH BLLOKUT LUBONJAT,NGJELAT,TARIFAT,BLUSHAT,NESHOT FUGAT TE LEZOJNE CITATET E MAOS E TE PRESIN VDEKJEN SI GJAKPIRES SE POPULLIT SHQIPETAR BASHKE ME NIPIN E SHOQES VITO E SHOKUT HYSNI ANDI BUSHATI E DOKTOR ADHAMUDHIN SALIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIII

  • Soros dhe politika qe ai luan nepermjet kukullave te tij, ishin pregatitur ta paraqesin Donald Trump si shkakun e luftes boterore! Mezi prisnin qe ai te futej ne konflikt me Kim Jongun dhe te ngezelleheshin duke e sulmuar si luftenxites.
    Por harruan nje gje : Kim Jong-u kish bere pordhe me Obamen por nuk kish bythe te pirdhte me Trump! Kish bere lojra lufte sa ish Obama por me Trump e kuptoi se do kish lufte te vertete ne se do pirdhte. Dhe Kim Jong-u u terhoq, duke lene me se pari me gisht ne goje Sorosin e sorosianet kudo qe prisnin lufte prej tij dhe Trump!
    Ky mund mos jete takim i shekullit, por ama eshte nje takim qe tregon deshtimin total te planeve sorosiane per ta paraqitur Trump si shkaktar lufte. Kete nuk ka Tarife qe ta mohoje.

  • Ky profesori eshte aq ” i thelluar” ne “analize” sa nuk e ka idene e shekullit. Ngjarjet per te cilat flet kane ndodhur ne shekullin e kaluar, pra ne te 20. Jemi ne shekullin e 21 qe nese profesori filozofo- politikologo- analist nuk e mban mend, ka filluar pasi u mbyll viti 2000. Nuk po i hyj fare analizes se tij se o nene o nene!!!!!

  • Pas ketij takimi medioker te dy liderve mund te them se 39 depute republikane ne zgjejet e reja nuk do te marin pjese ne zgjedhje se bashku me kryetarin e House qe do te jap doreheqjen. Cfar do te thote kjo: Mendimi im eshte se Trampi mbas votimeve ne nendor do ta kete te veshtire te shaj njerzit e tij dhe demokratet. Ka mundesi qe ai mund edhe te rezohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *