Fillimisht u tha se sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry do të takohet vetëm me kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Por, Presidenca njoftoi sot se kreu i Shtetit Bujar Nishani do të zhvillojë një takim me Kerry-n rreth orës 09:00 të datës 14 shkurt, pra të dielën.
Në fakt, Nishani do ta presë shefin e diplomacisë amerikane në Aeroportin Ndërkombëtare të Rinasit. Sipas deklaratës Presidenti do të zhvillojë një takim atje. Megjithatë, nuk jepen shumë detaje.
“Ju ftojmë të ndiqni dhe pasqyroni këtë pritje zyrtare dhe takim! (Do të lejohet edhe transmetimi direkt)”, thotë Presidenca në njoftim.
Zyrtarisht, shefi i diplomacisë amerikane vjen në Tiranë për të shënuar 25-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve./Dita/
