Takimi i Vjenës, s’ka marrëveshje konkrete mes Maqedonisë dhe Greqisë

Dita
Macedonian Foreign Minister Nikola Dimitrov, Matthew Nimetz the United Nations mediator in a name dispute between Macedonia and Greece and Greece's Foreign Minister Nikos Kotzias, from left, pose before their talks in Vienna, Austria, Wednesday, April 25, 2018. (AP Photo/Ronald Zak)

Takimi në Vjenë ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje konkrete ndaj kontestit të emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Ministrat e Punëve të Jashtme të dy vendeve, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias, kanë biseduar  rreth katër orë, por, është garantuar vetëm gatishmëria për të vazhduar procesin negociues.

“Të dyja palët janë shumë të përkushtuara për të gjetur një zgjidhje. Negociatat do të vazhdojnë në javët e ardhshme”, ka deklaruar Matthew Nimetz, ndërmjetësi i OKB-së në bisedimet mes dy shteteve.

Para takimit, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka shprehur optimizimin e tij për rezultate pozitive nga bisedimet e Vjenës, ndërsa, duke komentuar deklaratën e së martës të komisionarit evropian për zgjerim, Johannes Hahn, për zgjidhjen e shpejtë të kontestit, Zaev është shprehur se ajo ishte një “deklaratë miqësore, e nxitur nga dëshira për mbylljen e problemit shumëvjeçar”.

Megjithatë, Zaev ka shtuar se për një marrëveshje të mundshme nevojitet ende kohë.

Nga ana tjetër, deklarata e komisionarit Hahn ka nxitur reagime negative nga zyrtarët grekë, të cilët i kanë bërë thirrje të përmbahet nga vlerësimet e “gabuara” lidhur me rrjedhën e bisedimeve për emrin.

“E ftojmë komisionarin Hahn të mos vazhdojë me pikëpamje të gabuara mbi negociatat… Më e pakta që mund të bëjë, është të ndalojë minimin e tyre”, është thënë në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme greke.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *