Takimi me delegacionin e PE, Basha: Shpjeguam gjendjen e vendit

DITA Online

Kreu i PD, Lulzim Basha ka folur pas takimit me delegacionin e PE në Tiranë.

Dua të falënderoj eurodeptuetët për mundësinë që i dhanë opozitës për te treguar gjendjen në të cilën ndodhet Shqipëria. Natyrisht një nga problemet më të mëdha që ka vendi është mungesa e informacioni edhe dezinformimi. Ishte me rëndësi që të flisnim hapur dhe shkoqur me miqtë tanë dhe t’u shpjegonim atyre gjendjen ku ndodhet vendi dhe se opozitës nuk i është lënë asnjë mundësi tjetër ose të bëhet njish me krimin dhe oligarkinë ose t’u tregojë shqiptarëve se ky sistem ka rënë. Shqetësim i ndërkombëtarëve është stabiliteti i vendit. Zgjidhja është largimi i Ramës, zgjedhje te parakohshme dhe qeveri tranzitore”- tha Basha.

Delegacioni i PE përbëhet nga 7 eurodeputetë dhe zbarkoi sot në Tiranë. Delegacioni kryesohet nga Tunne Kelam, ndërsa në përbërje të tij do të jenë; Cristian Preda, Knut Fleckenstein, Juan Fernando Lopez Aguilar, Bas Belder, Ilhan Kyuchyuk dhe Tamás Meszerics.

Vizita e delegacionit të PE në Tiranë vjen fill pas protestës së opozitës gjatë mbrëmjes së djeshme. Djegia e mandateve nga ana e opozitës dhe bojkotimi i punës në Parlament pritet të jetë një ndër pikat kryesore për të cilën do të diskutohet në takimet mes opozitës dhe ndërkombëtarëve.

Përveç takimit me kreun e PD dhe të LSI, delegacioni i PE do të zhvillojë një sërë takimesh edhe me zyrtarë të tjerë të vendit.

v.l/ Dita

Share This Article
18 Comments
  • dmth, Lulzim Basha dhe Fatmir Mediu qe kane vrare me dhjetra shqiptare dhe kane shkaterru me qindra familje , akoma duan pushtet….?

  • Delegacioni i PE duhet ta thot shqeto,troc.
    Nuk ka zgjedhje te parakohshme dhe as qeveri tranzitore.Sepse nuk ekzistojne kushte!
    Nese delegacioni shprehet me sa ma siper ne mendimin tim.Do te kontriboje ne rritje e dashurise se te gjithe popullit ndaj BE njikohesisht do ndihmoje dhe PD me ne krye Bashen qe te mos ikun per lesh ne Psiciatri.
    Nese delegacioni i PE nuk shprehet korrekt me rrealitetin,bahet penges per ecjen e rreformave si ne drejtesi ashtu dhe ne ngadalesimin ne luften kunder korrupsionit dhe krimit.
    Basha duhet ta dije se nuk ka lindur per kryesi partish,aq ma teper me vendimin e djegies se mandateve.As nuk e kane zgjedhur.Po e kane vendosur duke eleminue kundershtarin,kokurrentin sfidusin per kryetare Partie me aksident vdekje ne tranzit automobilistik.

  • Po moj kurve, ne e dime se cfare kerkon Sali Serbi…..vrasjen e Rames, po ata 7 Deputet e e Evropes cfare te thane, kete na thuaj, moj shalengjitur qe do te t’i hape Rama perseri si me 17 Maj 2017.

  • Mer pusht. Mundohesh me çdo mjet për të ardhur në pushtet me budalleqet e malokut duke e çuar vendin në katastrofë dhe kjo vetëm për të ardhur në pushtet. Bën tipin e kriminelit kur duhet, bën tipin e spiunit në BE kur duhet. Ik mor sharlatan ti si hyn në punë as dreqit dhe jo popullit qe si ke shërbyer asnjë ditë. Ah harrova I ber për hir të malokut.

  • E keqja dhe maskarai I ketij kombi je ti more lulshit krimineli, hajduti, spiuni.
    Po mire ore kush je ti qe thua te iki Edi Rama. Po ti e zgjodhe apo partia. Ore m….mu…..Po sikur ta zgjdhin prape cfare do te besh.
    Po jeni Banda udebashe ruse qe doni te digjni e shkateroni kombin shqiptar.vetem maskarenj e rrugace ju ndjekin pas
    Lejoni komentin se gjithmone I bllokoni.

  • Berisha ,Basha,Monika,Mediu,Shehu dhe gati gjithë kryesitë e opozitës parlamentare janë të sëmurë patologjik në raport me pushtetin.Ata e konsiderojnë diktaturë pushtetin që nuk e kanë ata vetë. ndërsa pushtetin e tyre që kanë ushtruar e konsiderojnë demokraci.Populli-thonë ata-nënë drejtimin tonë ka gëzuar liri,demokraci,për tu shprehur,për protesta për lëvizje,për kritikë,parlamenti ka qënë arenë e shpalosjes së mendimeve dhe ideve pa u prerë dhe cunguar e drejta e parlamentarëve opozitarë për të shpallur idetë e veta dhe mazhoranca jonë i ka dëgjuar gjithmonë ata dhe në shumë raste ka reflektuar duke plotësuar kërkesat e tyre.
    Ata thonë se gjatë ushtrimit të pushtetit opozita e sotme kur ishte në pushtet,as ka lejuar korrupsionin,as drogën,as ka intimiduar mediat dhe gazetarët,as ka penguar demostruesit në protesta,ne kurrë nuk i kemi vrarë ata,ne nuk kemi djegur gazeta,nuk kemi djegur Kryeministrinë për ta marrë pushtetin me dhunë,ne nuk e kemi marrë R.T.V.SH.-në dhe s’kemi tundur asnjë flamur fitoreje qoftë edhe disa orëshe,ne nuk kemi hedhur në erë Gërdecin,dhe nuk jemi autorë të Lazaratit të famshëm,ne kemi qënë në paqe me opozitën socialiste dhe me popullin.
    Pikërisht-thonë ata-kur në 2013-tën pamë që populli ja dha votat opozitës socialiste ne deklaruam seriozisht se-“POPULLI BËRI GABIM TË MADH QË JA DHA PUSHTETIN SOCIALISTËVE”, u çuditëm serozisht,populli gaboi por NE pikërisht për këtë gabim të tyre,dhe që ata -POPULLI- ta kuptojë një orë e më parë këtë gabim monstruoz të tij,kemi pesë vjet pa pushuar që ta keq informojmë pa rreshtur dhe intensivisht situatën egzistuese nënë qeverisjen e socialistëve dhe veçanërisht të diktatorit Edi Rama,se ajo situatë e zezë nuk ngjan fare me diellin që ka jetuar populli ynë nënë drejtimin tonë.Është kaq e rëndë-thonë ATA-jeta nënë sundimin e socialistëve dhe sidomos të diktatorit Rama sa që nuk është parë ndonjëherë gjatë këtyre 28 vjetëve të demokracisë në Shqipëri.Prandaj-thonë ATA-ne do vazhdojmë me ngulm rrugën që kemi nisur duke djegur jo vetëm mandatet tona por ç’do gjë që na del përpara për ta kthyer në realitet “KOHËN TONË TË ARTË”.NE! nuk do dëgjojmë as kënd as ndërkombëtarët -more Europianë apo Amerikanë qofshin-kushdo qoftë, pa i shkuar deri në fund kauzës sonë të lirisë dhe demokracisë,për ta transformuar të bardhën e socialistëve në -ATË TË ZEZË TË LUMTUR-që ka hequr populli ynë nënë drejtimin tonë në të kaluarën.NE-THONË ATA- do kthejmë të kaluarën tonë qeverisëse si model të së arthmes të popullit tonë.
    EC E THUAJ PRA, SE ATA NUK JANË TË SËMURË PATOLOGJIK NDAJ PUSHTETIT KUR NUK E KANË ATË VET.

    • Ti degjojm nderkombtaret kur thone jane blere votat (V.O.M) por jo kur thone nuk lihet Parlamenti!!!! I vetmi kapital politik qe ka kjo opozite eshte aftesia per te bere rremuje e demtuar shtetin duke penguar edhe hyrjen ne EU. Ksaj i thone ANTISHQIPTARIZEM PURO!!!

  • Pse duhet PE me taku lulzimin edhe moniken keta nuk jan me deputet ? Mos i komplikoni gjerat kot, sepse per her te pare ne shqiperi cdo gja eshte ok .

  • Vazhdoni siç ju ka mesuar partia kunder armiqve anglo-amerikane…edhe bar do hajme po nuk e shtrijme doren njeriu…shkemb graniti ne brigjet e adriatikut..rrofte brss me putinin ne balle

  • Ngelen nderkombetaret ti informoje lul artisti,kane njerezit e tyre nga te gjitha anet,ata ne polici po ndihmojne organet ligjzbatuse Shqiptare dhe per shtypjen e protestave,pastaj mjaft te shikojne ne tv se kush eshte tabori qe i shkon lulit ne proteste dhe merret me mend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *