Takimi me Policinë e Shtetit, Rama: Të goditen të fortët

Ornela

Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë për mediat nga godina e Ministrisë së Brendshme së bashku me drejtuesit e Policisë së Shtetit, për të dhënë një mesazh të qartë. Goditjen ndaj krimit dhe të mos ndikohen nga akuzat e opozitës, të cilat i konsideron shpifje.

“Kam kërkuar sot që të flas me ju dhe përmes jush me të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit. Mbi publikun dhe për fat të keq edhe mbi Policinë e Shtetit është ndërmarrë një ofensivë shpifjesh. Bota demokratike i njeh me emrin lajme të rreme që përhapen falë kanaleve dixhitale. Për botën është diçka e re.

Shpifja ka qenë gjithmonë mes nesh, në gazeta dhe televizor. Dalldia e shpifjes nuk duhet të ndikojë në punën tuaj. Ofensiva politike dhe mediatike për të krijuar te njerëzit perceptimin e pasigurisë dhe kriminalitetit të dalë jashtë kontrollit, kriza ulëritëse e politikës është mundësi që duhet shfrytëzuar, shtysë për të mbledhur të gjitha energjitë që ta ngjisim në një shkallë tjetër Policinë e Shtetit

Jam këtu se shpifjet meritojnë një kundërpërgjigje, dhe si kundërpërgjigje, shumëfishimin imediat të goditjeve ndaj krimit dhe ndaj çdo shkelësi të ligjit. Që nga të fortët e llojit të atyre që sollën përgjakje në ish-Bllok në Tiranë.

Lufta e egër politike dhe mediatike për të krijuar perceptimin e kundërt, as do ndalet, vetëm do përshkallëzohet. Quhet luftë e dëshpëruar për pushtet”, tha Kryeministri.

o.j/dita

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *