Takimi me Ramën, Viktor Orban: Mbështesim anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Ornela

Hungaria është plotësisht e angazhuar për të mbështetur Shqipërinë për anëtarësimin në BE sa më shpejt të jetë e mundur, tha Kryeministri Viktor Orbán të martën në Budapest pas bisedimeve me Kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Në një deklaratë për shtyp pas takimit, Viktor Orbán theksoi se Hungaria mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE jo vetëm me simpati, por edhe sepse është në interesin e saj.

‘Pa një perspektivë të anëtarësimit, siguria e kontinentit nuk mund të garantohet, as politikisht dhe as ekonomikisht’, tha ai.

Edi Rama falënderoi Hungarinë për mbështetjen e saj në rrugën drejt integrimit evropian të Shqipërisë.

‘Miqësia e vjetër bashkon hungarezët dhe shqiptarët dhe bashkëpunimi midis dy vendeve duhet të forcohet më tej.’ theksoi ai.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment
  • Orban mbeshteste shqiperine edhe kur ishte berisha kryeminister por atehere e perbuznim sepse ishte diktator. kujtoni balten qe eshte hedhur per orbanin dhe sa shume e demontonte ai demokracine nderkombetare. Sa hall te madh kishin socialistet per progresin nderkombetar qe na i kishte zene rrugen ky fare diktatori.. Tashme ky Edi Rama na kuptuaka qe “miqesia duhet te forcohet”. Plehra!!!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *