TAKIMI / Meta i qëndron “impulseve të reja” në qeveri, Ruçi: Të gjithë, të qeshur e të lumtur!

Saimir Lleshi

Një takim normal pune

Ky është vlerësimi që Ilir Meta dhe Gramoz Ruçi dhanë për takimin e sotëm.

Meta e Ruçi iu përgjigjën shkurt gazetarëve.

“Besoj se nga pas nuk kishte ndonjë të vrenjtur apo jo?! Të gjithë të qeshur të lumtur”, – tha Ruçi.

Ndërsa Meta e mban ende qëndrimin për impulse të reja, e komentuar si kërkesë për ndryshime në qeveri.

“Impulset duhen në çdo moment”, – u përgjigj shkurt kreu i LSI-së.

Kreu i PS Rama dhe ai i LSI Meta u takuan sot me praninë e Ruçit dhe Fatmir Xhafës.

Rezistentë ndaj pyetjes nëse takimi kishte të bënte me ndryshimet në qeveri, zëdhënësit thanë se tema e diskutimit ishte reforma në drejtësi, për të cilën pritet vlerësimi i Komisionit të Venecias. /Dita/

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *