Takimi në Vatikan, kisha hapet ndaj të divorcuarve

Dita

Peshkopët katolikë ranë dakord për një hapje kundrejt të divorcuarve që janë rimartuar jashtë kishës, por refuzuan apelet për më shumë tolerancë dhe gjuhë më të zbutur ndaj homoseksualëve.

Ky ishte rezultati i një takimi të profilit të lartë që zgjati për plot tre javë, i njohur si Sinodë, i kryesuar nga Papa Françesku, që përbën në të vërtetë një fitore për konservatorët në çështjen e homoseksualëve dhe për progresivët në çështjen delikate të rimartesës.

Dokumenti përfundimtar i Sinodës, nënvizonte mësimet e kishës sipas të cilave homoseksualët nuk duhet të diskriminohen në shoqëri, por përsëriste edhe se nuk ka baza për martesat mes të njëjtit seks, që nuk munden as për së afërmi të krahasohen me bashkimet heteroseksuale.

Sinoda është një organ këshillues që nuk ka fuqinë të ndryshojë doktrinën e kishës. Papa, që është arbitri i çdo ndryshimi dhe që ka apeluar për një kishë më gjithëpërfshirëse dhe tolerante, mund të përdorë materialin për të shkruar një dokument të tijin, të njohur si “Vendimi Papnor”.

 

Share This Article
1 Comment
  • Kisha katolike boterore, e perfaqesuar nga Vatikani, ashtu siç ka kerkuar falje per te kaluaren e hidhur te kryqezatave, inkuzicionit , blasfemive dhe abuzimeve brenda saj, po ashtu eshte e hapur dhe koherente me zhvillimet njerezore, duke u pershtatur dhe sherbyer njerezimit ne menyren me te mire te mundshme…Kjo shpjegon dhe “tolerancen” ndaj te divorcuarve…duke ju perafruar fabules njerezore…”me mire nje fund i tmerrshem, se sa nje tmerr pa fund”…Per sa u perket homoseksualeve dhe kategorive te ngjashme me to, …dyert e kishes jane te hapura per to, ne menyre qe te gjejne ZOTIN, dhe te perqafojne vlerat universale te krishterimit….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *