Takimi në Vilën 30 midis Ramës dhe Metës dhe ngërçi në reformën në drejtësi

Saimir Lleshi

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me kreun e Kuvendit Ilir Meta në vilën qeveritare nr 30 në kryeqytet.

Pas daljes nga takimi, Rama nuk ka dhënë asnjë prononcim për mediat në lidhje me ngërçin e reformës në drejtësi.

Opozita ka braktisur pjesëmarrjen në grupin e posaçëm për reformën duke kundërshtuar mënyrën e përzgjedhjes së gjyqtarëve me 84 vota, çka sipas saj, mazhoranca aktuale kështu do të kapte sistemin e drejtësisë pasi i ka vota të tilla.

Ndërkohë, kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka kërkuar vazhdimisht që reforma të kryhet me konsensus të plotë, pra edhe me opozitën.

Përballë ngërçit të krijuar, opozita, kreu i Shtetit, por edhe LSI-ja kanë kërkuar një tryezë politike për rastin.

Ekspertët demokratë nuk do të shkojnë në asnjë mbledhje të grupit teknik, derisa mazhoranca të pranojë çështjen e ndryshimeve kushtetuese për zgjedhjen me konsensus politik të drejtuesve të institucioneve të reja të drejtësisë. /Dita/

Share This Article
4 Comments
  • Mjera ti moj shqiperi ne dore te kujt ke rene,te merresh me ata njerez qe nuk dine se çfar eshte njeriu por vetem paraja eshte shume e kote.Duhet te zbulohet kush eshte Ilir Meta ne te vertete,ne se jo mos prisni shqiperi he per he.

  • Me ne fund Meta e e nxori koken. Ky trekendesh trebri jeshem, po sabotone reformen ne drejtesi pasi te gjithe e dine ku do ta kene vendin…..
    Po eshte per te vene ? edhe te perendimoret…. Mos velle po luajne nje lloj sporti te ri ate te golit ne tre porta?????? A thua valle kjo te jete “demokracia”????

  • Ilir meta dhe LSI nuk duan te bejne reforme ne drejtesi vetem per dy ligje,ketu eshte problemi i reformes nga ana e LSI-se.Ligjet jane
    1-Ilir Meta eshte i paprekshem dhe nuk hetohet,ndalohet,denohet per cdo lloj arsye
    2- Kush eshte antare i partse se Likes duhet te filloje pune ne shtet
    Me dakordimin e ketyre ligjeve,Lsi -ja e ben reformen

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *