Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo u takua këtë të premte me kancelaren gjermane Angela Merkel.
Kancelarja Merkel para takimit tha se një ndër temat e diskutit “pa dyshim është Irani. Si do të garantojmë se Irani nuk do të zotërojë armë bërthamore?”
Më parë, në një konferencë për shtyp me homologun gjerman, Heiko Mass, Pompeo foli rreth INSTEX-it, sistemi që po krijojnë europianët për të mbrojtur kompanitë e tyre nga sanksionet amerikane nëse angazhohen në transaksione me Iranin dhe që besohet se do të fillojë të funksionijë këtë verë. Shefi i diplomacisë amerikane tha se Uashingtoni nuk do të krijojë pengesa për INSTEX-in, për sa kohë që aktiviteti i kompanive evropiane me Iranin do përqëndrohej tek ndihmat humanitare dhe shkëmbimi i produkteve të tjera të pasanksionuara
Gjatë qëndrimit në Berlin, shefi i diplomacisë amerikane u bëri thirrje partnerëve europërianë të shmangin përdorimin e teknologjisë së firmës kineze Huaëei. Sekretari i Shtetit Mike Pompeo, ashtu si më parë në Londër, deklaroi se Shtetet e Bashkuara mund të mos ndajnë më informacione për sigurinë me vendet që instalonin rrjetet celulare të kompaninë kineze Huaëei, të cilën Uashingtoni e konsideron kërcënim. Po ashtu ai u bëri thirrje autoriteteve gjermane të shtojnë shpenzimet e mbrojtjes dhe të mendohen mirë para se të fillojnë zbatimin e një projekti naftësjellësi me Rusinë.
Vizita në Gjermani është ndalesa e parë e Sekretarit amerikan të Shtetit Mike Pompeo gjatë turneut 5 ditor në Evropë. Pas Gjermanisë Sekretari Pompeo do vizitojë Zvicrën, Holandën dhe Londrën, bën me dije Dita, duke iu referuar mediave të huaja.
e.ll./dita
