Takimi privat me Putin, a duhet të dëshmojë përkthyesja e Trump?

DITA Online

 

Në SHBA, ligjvënësit demokratë po përpiqen të detyrojnë një përkthyese të qeverisë për të dëshmuar rreth asaj që është diskutuar gjatë takimit kokë më kokë të Presidentit Donald Trump me udhëheqësin rus Vladimir Putin në Helsinki, megjithëse analistët ligjorë thonë se kjo nuk ka gjasa të ndodhë, përveç rastit nëse vetë presidenti e lejon këtë.

Trump dhe Putin u takuan privatisht për më shumë se dy orë të hënën në Helsinki.

Në takim ishin të pranishëm vetëm përkthyesit dhe hollësitë e asaj që u diskutua mbeten të panjohura.

Demokratët duan ta detyrojnë përkthyesen e qeverisë, Marina Gross, të dëshmojë përpara ligjvënësve, ndërkohë që republikanët po e bllokojnë përpjekjet e tyre.

Thirrja që përkthyesja të dëshmojë ngre pikëpyetje në lidhje me ligjshmërinë, privilegjin ekzekutiv dhe kodin etik për përkthyesit, të cilët krenohen me konfidencialitetin dhe me besimin që u jepet.

“Nuk ka asnjë precedent për të kërkuar që përkthyesja të detyrohet të dëshmojë,” tha për Zërin e Amerikës studiuesi William Pomeranz.

Pomeranz, i cili është zëvendës drejtor i Institutit Kennan për Studimet e Avancuara Ruse të Qendrës Woodrow Wilson në Uashington, tha se ai nuk pret që përkthyesja të merret në pyetje nga Kongresi “veçanërisht për shkak se vetë synimi i takimit Trump-Putin ishte që të ishte një bisedë jashtë protokollit”, raporton VOA.

a.s/dita

Share This Article
9 Comments
  • E shikoni se cfare bejne legenat Demokrat, jane katandisur si mos me keq, nuk besojne tek Presidenti i zgjedhur me voten e qytetareve Amerikane, kene qe ne zgjedhjet ev. 2016 qe e hengren sa krahu i perthyer dysh dhe nuk u del inati.
    Kerkojne te marrin ne pyetje perkthyesen per te cilen ajo ka pergjegjesi vetem kalimin e fjakleve nga rusishtja ne anglisht, veprim mekanik, rast i papare ne histori, as ne diktatura nuk eshte kerkuar pa le te behet nje veprim i tille antiligjor e antidemokrati.
    Demokratet do te vazhdojne te hane mut edhe per dy vjet te tjera te Presidences se Trump, ja u ka hequr petllen i ka nxjerre jashte faze.
    Pasi nuk u dali gje me deshmite e kurvave qe kishte palluar Trump, kerkojne te merren me perkthyesen e tij.
    Nashi Demokrateve se bashku me McCain qe e mban veten per Republikan nuk u ka ngelur gje tjeter, vecse te vazhdojne te hajne mut.

    • Demokrathia eshte sistemi me i perkryer shoqeror ku vota e idiotit dhe ajo e gjeniut kane te njejten vlere.

    • O Zoti Idiot, thjesht per informacion, Trump fitoi me 2 milione vota me pak se Clinton… Dhe e dime shume mire se me cfare mesazhesh idiote dhe me nxitjen e cfare fryme i “fitoi” ai zgjedhjet, kshu qe ik dhitu ti bashke me Trumpin tend o idiot. A e ke degjuar qe na quajti njerez agresive ne shqiptareve…besoj se je shume krenar per kete apo jo…. klluf

    • Sistemi zgjedhor amerikan është paksa i komplikuar. Nuk bëhesh President nga vota popullore, se po të ishte kështu në zgjedhjet e 2016, Zonja H.Klinton mori 3 mln. vota më shumë, por President u zgjodh Z.Tramp (Trump=djalë i mirë). Pra XXXL, Trampi, nuk është zgjedhur me votën e qytetarëve siç thoni ju.

  • Te gjithe spiunat e forumeve ne gazeten Dita kane René ne heshtje. Mesa duket ua ndjen b.., lageshtiren.

  • Presidentin Trump, te zgjezur ne baze te ligjeve te mbeshtetur nga Kushtetuta Amerikaner e urrejne pedofilat dhe sponzorizuesit e ISIS . Me pak fjale llumi i shoqerise.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *