“Takimi Rama – Basha u mbyll me fitoren e shqiptarëve”

Dita

Nga Spartak Ngjela – Takimi Rama – Basha u mbyll me fitoren e shqiptarëve.

Rama, para një ore preu Nyjen Gordiane, dhe e drejtoi vendin drejt Perëndimit. Kjo ishte zgjidhja. Tani shqiptarët kanë aleatin e tyre të madh në ndihmë: Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Deri tani gjithçka ka qenë një “sorollatje nëpër kallamishte” më qëllimin degradues të Berishës që negociatat për në Bashkimin Europian të bllokoheshin edhe për tre vjet të tjerë. Rama e mbylli sot më në fund ketë qorrollepsje banale ku donte të fuste Saliu Shqipërinë.

Pse? Për dy arsye: sepse goditet korrupsioni Berisha dhe, sepse nga kjo fitonin shqiptarët. Historia sot filloi të ecë me një orë të re: me Orën Atlantike. Po votat në Parlament? Berisha ù tret kur pa Vasilin e LSI-së në takim Pse vërtet mendoni që atlantizmi amerikano- europian nuk ka në parlamentin shqiptar 94 vota? Ku, në një vend si Shqipëria me 97 përqind të popullit proamerikane?

Pse, vertet mendoni se shqiptarët në Parlamentin Shqiptar do të votojnë për Saliun kundër Amerikës? Imposibilitet absolut! Gjithsesi, optimizmi shqiptar do marri formë përfundimtare me fjalimin e pritshëm të zv. Presidentit amerikan Joe Binder në Kuvendin e Shqipërisë.

Share This Article
2 Comments
  • o Spartak
    une nuk e di cfare mize te shtyn ty te shkruash mufta prej disa muajsh tashme, por po them dicka qe ti e di mire po interesi per ndonje vend drejtues ne sistemin e ri, nuk te le ta thuash:
    Saliu e di mire qe nese ka pushtet, mund te bleje e ribleje “nderkombetaret” sa here te doje
    edhe ata e hane lekun njelloj si te tjeret ne mos ca me shume
    Me t mira

  • Nuk jam euforik sa avokati, por besoj se drafti i reformes
    ne drejtesi mund te kaloje me shume veshtiresi ne parla-
    ment.Aty do te dahet shapi nga sheqeri po qe se Rama
    nuk do te terhiqet sic e ka zakon, zoti Ngjela ! Kjo me ben
    te mos jem shume optimist duke e marre me rezerva qen
    drimin e Rames sepse kam parasysh ketu edhe faktorin
    e jashtem, se cfare do te thote Joe B dhe sygjerimet e tij.
    Amerika i ka ne traditen e saj kompromiset..!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *