Kryeministri Edi Rama i kërkoi opozitës sot që të jetë e pranishme në mbledhjen e Këshillit Politik e të mos bojkotojë dialogun.
Por nga ana e saj Opozita e Bashkuar përmes një letre nga përfaqësuesi i saj në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi, ka kërkuar që mbledhja të zhvillohet ditën enjte në orën 17:00 ose të premten dhe nxjerr 6 pika si fokus të saj.
Mesazhi i plotë:
“Përshendetje,
Në vijim të email-it më poshtë, propozojmë që mbledhja e Këshillit Politik, është e përshtatshme, të zhvillohet të enjten në orën 17:00, ose të premten ora 11:00, sipas kohës tuaj.
Në Rendin e Ditës së mbledhjes siç kemi rënë dakord në Marrëveshjen e 5 Qershorit, duhet të përfshihet vijimi i punës së Këshillit për zbatimin e pikave 11 dhe 12 të saj, ku specifikohet se: “11. Masat shtesë: Këshilli Politik do të vazhdojë të diskutojë në mirëbesim dhe të përpiqet të arrijë zgjidhje të përbashkëta ku dhe kur është e mundur të adresohen rekomandimet kryesore të ODIHR lidhur me: (1) blerjen e votës; (2) presionin ndaj votuesve dhe administratës publike; (3) keqpërdorimin dhe abuzimin me administratën publike; (4) marrëveshjet e fshehta me grupet kriminale; (5) lirinë dhe sekretin e votës; dhe (6) manipulimin dhe falsifikimin e rezultateve zgjedhore. Në rast të mosprogresit këto propozime NUK do të ndërhyjnë apo vonojnë një marrëveshje dhe kalimin në parlament të masave të dakordësuara në pikat 1-9.
Hyrja në fuqi: Pikat 1, 2, 3, 7, 9, 9, 10 dhe 11 më sipër dhe dy shënimet poshtë do të hyjnë në fuqi për zgjedhjet e ardhshme (parlamentare dhe vendore). Pikat 4, 5 dhe 6 më sipër do të hyjnë në fuqi pas zgjedhjeve të ardhshme zgjedhore dhe parlamentare.”.
Në lidhje me ndryshimin e formatit të përbërjes së Këshillit Politik, nëse ju keni vlerësuar si të përshtatshme zgjerimin e përfaqësuesve të partive politike në Grupin e Punës së Këshillit Politik, atëherë ju bëjmë me dije se Opozita e Bashkuar do të përfaqësohet përveç nesh, edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike z. Gazment Bardhi.
Mbetemi në pritje të konfirmimit tuaj!
Oerd Bylykbashi”
j.l./ dita

KTA JANE KRIMI I ORGANIZUAR ANTISHQIPTARE
NE POLITIKE TE CILET DIKU TJETER SOT
DO LOZNIN BYTHAS QELIVE TE BURGUT
Ju te PD ,po coni uje ne mullirin e PS se Rames .Keto finte tuajat jane shume te lexuara nga votuesit mbare .Po i prishni me keto zgjatje pune interesave te tuajat ,plus edhe prezantimi ne arenen e nderkombetare, se shqiptaret nuk dine te drejtojne dhe nuk dirizhojne dot nje shtet ,jane te pa afte dhe mistreca .Nuk ka budallenj sot o te mjere ,po i prishni integrimin e shqiperise ne BE .
PS:::::Te thashe o Bashe para nje muai ,aprovoi ti i pari Listat e Hapura ,nuk te vjen me ky rast ,tani u prezantove shume keq o budall ne sy te shqiptareve dhe te nderkombetareve ,ti me ate cirakun ten Bylykbashi ,dhe fitoi opozita parlamentare dhe dredharaku Rama .Te ngeli dopio gjashte ne dore o Bashe , ta gezosh . .
…
Opozita e “bashkuar”,si dikur “Zajedno” e Beogradit,Po opozita parlamentare eshte nga i njejti brum i te njejtave subjkete dhe nga listat e tyre.Tash te perplasura mes vedi Opozita e “Bashkuar’ dhe ajo e par lamentit te dyja mbrenda vetevetes kane edhe nga nje krah opozitar.Plus Presidenti institucional opozite e zyrtare apo seli e opozites jashteparlamentare.Bjeri ne fije nese mund t’i bijsh!!Kjo eshte Shqiperia “demokratike”.