Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Takimi Thaçi- Daçiç: Zbatimi i marrëveshjes së kufijve nis më 10 Dhjetor
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Bote > Takimi Thaçi- Daçiç: Zbatimi i marrëveshjes së kufijve nis më 10 Dhjetor
Bote

Takimi Thaçi- Daçiç: Zbatimi i marrëveshjes së kufijve nis më 10 Dhjetor

redaktor
Published December 5, 2012
Share
SHARE

Prishtina dhe Beogradi me ndërmjetësimin e BE-së kanë rënë dakord për fillimin e zbatimit të marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufijve më 10 dhjetor. Në Bruksel sot në orët e para të mëngjesit kanë përfunduar takimet ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, atij të Serbisë, Ivica Daçic, dhe përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton.

Rezultate janë arritur edhe për çështje të tjera të axhendës se diskutuar, si për hapjen e zyrave përkatëse në Prishtinë e Beograd, për kosovaret e humbur gjatë luftës, si dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore serbe në Kosovë.

“Jemi dakorduar që të punojmë maksimalisht për interpretimin e marrëveshjes së IBM që do të fillojë në dy pika më datën 10 Dhjetor. Kjo do të jetë edhe një sukses i këtij procesi për normalizimin e marrëdhënieve mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë e që do të nënkuptojë natyrisht edhe vendosjen e kufirit mes shteteve tona, por dhe të komunikimit të ndërsjelltë. Gjithashtu jemi pajtuar për hapjen e zyrave ndërlidhëse të shtetit të Kosovës në Serbi, por edhe të Serbisë në shtetin e Kosovës”- tha Thaçi.

Në deklaratën e zonjës Ashton, thuhet, veç të tjerash, se “e kemi shqyrtuar progresin e bërë në implementimin e marrëveshjes IBM” dhe shtohet se të dy kryeministrat i kanë konfirmuar konkluzionet e grupit punues për Integrimin e menaxhuar të Kufijve, sipas së cilave dy porta (1 dhe 3) tani janë gati dhe do të jenë operacionale më 10 dhjetor, ndërsa dy portat e tjera (5 dhe 31) do të jenë gati më 31 dhjetor”.

Më tutje në njoftim theksohet se “të dy kryeministrat kanë rënë dakort që të  emërojnë ndarazi zyrtarin ndërlidhës”. Në këtë kuadër zyrat aktuale të BE-së në Prishtinë dhe në Beograd, do të shërbejnë si zyre e ndërlidhjes të Kosovës në Beograd dhe të Serbisë në Kosovë.

Takimi i radhës Thaçi- Daçiç është lënë për në fillim të janarit të vitit të ardhshëm. Tani mbetet për të parë se sa këto marrëveshje do të zbatohen nga ana e Serbisë, e cila pret që Samiti evropian i 13 dhe 14 dhjetorit të çelë për të dritën jeshile për çeljen e negociatave te aderimit ne Bashkimin Evropian.

redaktor December 5, 2012
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?