Kjo taksë hiqet vetëm një muaj para zgjedhjeve të përgjithshme, si shumë taksa që po rishikohen tani pa e marrë vesh cila do të jetë kostoja financiare e tyre
Duke nisur nga java e ardhshme fermerët nuk do të paguajnë më taksën 10 për qind për shitjen e tokës bujqësore. Lehtësia fiskale e qeverisë, e miratuar nga Kuvendi dhe e dekretuar nga kreu i shtetit, pritet të marrë fuqi ligjore pas datës 25 maj. Heqja e taksës 10 për qind për shitjen e tokës bujqësore është argumentuar nga qeveria si një vendimmarrje që do të ndikojë pozitivisht për shtimin dhe zgjerimin e fermave apo njësive të tjera ekonomike bujqësore. Qeveria pretendon se kjo nismë vjen në një kohë kur interesi i fermerëve për të rritur hapësirën e tokës bujqësore është rritur edhe për shkak të politikave subvencionuese që ofron Ministria e Bujqësisë. Sipas qeverisë me rritjen e granteve për aktivitetin bujqësor, vetë fermerët po kërkojnë të zgjerojnë sipërfaqen e e tokës bujqësore që kanë në zotërim, me qëllim përfitimin nga skema e subvencioneve.
Pavarësisht përfshirjes së aktit të shitjes së tokës bujqësore në nenin e të ardhurave të përjashtuara, ligji përcakton si detyrim faktin që sipërfaqja e tokës që shitet, të përdoret për qëllime bujqësore. Kjo taksë hiqet vetëm një muaj para zgjedhjeve të përgjithshme, si shumë taksa që po rishikohen tani pa e marrë vesh cila do të jetë kostoja financiare e tyre. [pullquote_right][/pullquote_right]