Taksa e fitores…

Elton Tafaruci

Ajo ka fituar zemrat e miliona njerëzve me performancën e saj në gjimnastikë gjatë Lojërave Olimpike.

Por kur të kthehet në vendin e saj, në SHBA, Simone Biles do të përballe me një faturë të rëndë.

19-vjeçarja ka fituar 5 medalje- katër të arta dhe një bronzi.

Sipas BBC, fitorja e saj e ka një kosto.

Më 21 gusht ajo do të përballet me një faturë prej 43 mijë dollarësh.

Kjo bazuar në 2 milionë dollarët që ajo ka grumbulluar nga marrëveshjet e mbështetjes dhe duke supozuar se ajo do ngarkohet me një tatim mbi të ardhurat në vlerën 39.6 përqind.

Jo vetëm ajo, të gjithë medalistët e SHBA do të përballen me fatura taksash për fitoret e tyre.

Ata janë subjekt i asaj që njihet si ‘taksa e fitores’ – një taksë mbi paratë që fitojnë nga Komiteti Olimpik dhe vlerën e medaljeve olimpike.

Komiteti Olimpik Amerikan jep 25 mijë dollarë për çdo medalje të artë, 15 mijë për medaljen e argjendtë dhe 10 mijë për medaljen e bronztë.

Këto para taksohen, edhe pse shumica e vendeve në botë i përjashtojnë atletët nga këto taksa.

Por ka akoma, medaljeve u jepet një vlerë dhe taksohen.

Vlera bazohet tek materiali me të cilin përbëhet medalja.

Medaljet e arit vlejnë pak a shumë 600 dollarë, ato të argjendit rreth 300 dollarë dhe të bronzit nuk kanë ndonjë vlerë, pak a shumë vetëm 4 dollarë.

‘Amerikanët për Reformën e Taksave’ thonë se një fitues i medaljes së artë do taksohet me 9.900 dollarë, një fitues i medaljes së argjendtë me 5.940 dollarë dhe i medaljes së bronztë me 3.960 dollarë.

Kjo nëse kanë fituar një medalje.

Nëse kanë fituar më shumë, vlera rritet ndjeshëm.

Politikanë të ndryshëm kanë tentuar vazhdimisht të ndryshojnë këtë rregull.

Një projektligj i tillë është aktualisht në shqyrtim në senat.

Senatori Chuck Schumer thotë se vende të ndryshme jo vetëm që nuk i taksojnë atletët, por edhe i subvencionojnë.

Shumica e atletëve në SHBA paguajnë vetë për stërvitjen e tyre dhe vetëm pak mund të kenë një jetë profesionale me të ardhurat e fituara nga atletika.

Komiteti Olimpik paguan vetëm sigurimin shëndetësor dhe disa bursa për një numër të vogël.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *