Në median e shkruar doli para disa ditësh lajmi se shumë zyrtarë të lartë ishin debitorë në lidhje me pagesën e taksave të makinave. Po, pikërisht ata që kanë qenë të parët në vendosjen e taksave për automjetet në bazë të vitit të prodhimit, ndërsa ndëshkimin më të madh e kanë marrë qytetarët e thjeshtë, të cilët kanë marrë që në vitet e para të demokracisë ndonjë makinë të viteve 80-90 dhe kryesisht me paratë e emigrantëve. Pasi qëndroi për shumë vite një taksë e ashtuquajtur e rrugës së Kukësit, dhe jo pak por 1000 lekë të reja, na u desh një formë më e sofistikuar, pra të gjendet një formë tjetër që t’u marrim më tepër para këtyre qytetarëve që disponojnë automjete me prodhime të hershme, duke i rënduar në maksimum me këtë taksë dhe kjo gjë nuk u bë padashje, por pasi u pa se çfarë viti prodhimi ka më tepër në qarkullim mjete në Shqipëri, e cila shkon për një makinë të viteve 80-85 me një fuqi motorike të 1,3-1,6 deri në 40 mijë lekë të reja, pa lëre pastaj siguracioni, nafta e shërbimet e tjera që i nevojiten një mjeti. A mos valle këta zyrtarë i kanë makinat prodhim i vjetër dhe fuqi motorike të lartë dhe nuk kanë mundësi t’u paguajnë taksën dhe duke qenë se janë të veshur me pushtet shfrytëzojnë rastin dhe për vendosjen e ligjit për taksën nuk e mendojnë gjatë, por të mos harrojnë se nuk qëndrojnë gjithmonë në poste të larta dhe vjen një ditë që këto mjet sipas ligjit ekzistues kurdo që të shkojnë për të prerë taksat duhet të paguajnë edhe të viteve të prapambetura, apo në një rast të volitshëm nxjerrin ndonjë ligj që t’i lehtësojë në këtë drejtim ose të bëjnë ndonjë amnisti. Siç e thashë më lart, qytetarët po paguajnë për një makinë dhe jo luksoze siç i kanë këta zyrtarë, rreth 5-8 fish të vlerës dhe këta që i kanë makina të viteve të fundit u dhimbsen 2000-5000 lekë të reja në vit. Thua të mos i kenë, apo thjesht e nënvleftësojnë këtë procedurë. Se nuk po flas pastaj për siguracionin, të cilin një makinë që kushton 20000-50000 mijë euro e paguan sa vlera e një makinë e viteve ’90, ku vetëm një sinjal apo pasqyrë kushton sa një makine tip i vjetër. Shumë pronarë mjetesh për shkak të pagesës së lartë të taksës së qarkullimit janë detyruar t’i shesin për skrap dhe më e keqja, shumë prej tyre nuk i kanë mbyllur si targim dhe rezultojnë debitorë pavarësisht se nga shkrirja e hekurit të asaj makine mund të jetë prodhuar makinë e re. Po kush është arsyeja që ne që mezi e mbyllim muajin i paguajmë këto taksa, ndërsa zyrtarët e lartë nuk e bëjnë? Këtu nuk ka të bëjë shumë vlera e taksës që duhet paguar, por mania dhe mospatja e ndërgjegjes për të qenë të gjithë të barabartë para ligjit, si qytetari ashtu edhe zyrtari. Tani u fol për zyrtarë të lartë për mospagesë të taksës së makinës, por sa të tjerë janë pas tyre si policë, familjarë apo të afërm të tyre që qarkullojnë pa dokumentacionin e rregullt. Nuk them që këta zyrtarë të mos jenë të privilegjuar se kanë edhe status të veçantë, por kanë mjaftë hapësira ku mund të ndihen më lartë se pjesa tjetër e shoqërisë dhe jo të diskutojnë për të tilla “cikërrima” siç është taksa e makinës për xhepin e tyre.
meqense sali berisha me gjith femijet e tij u pasurua bashke me fshatarin bode nuk pysin per shtresat e mesme e te varfera .pyesim financierin bode SI MUND TI PAGUAJ HJE PENSIONIST I SEMURE KETO TAKSA PER NJE MAKIN TE VJETER QE E PERDOR PER NE SPITAL APO NDONJE PAZAR TE VOGEL .DIE O FINANCLERI BODE SE JUVE JU JANE ERUR SYTE NGA PARATE DHE KETO SHTRESA JU DUKN SI NJERES QE SDINE E INJORANTE.VINI LLOGJIKEN NE VEPRIM DHE REGULLOJENI LIGJIN SEPSE PO IDETYRONI KETA NJERES TE THYEJNE LIGJET SEPSE SKAN MUNDESI TI PAGUAJN