Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë aktorit Zherar Depardie dhe pasanikëve të tjerë francezë, të cilët kundërshtuan taksën 75 për qind për fitimet mbi një milion euro. Gjykata kushtetuese franceze ka hedhur poshtë taksën e aprovuar nga presidenti Fransua Holland, si një nga masat antikrizë.
Rasti Depardie
Aktori i mirënjohur, një ndër njerëzit më të pasur në Francë, dorëzoi para disa ditësh pasaportën franceze, duke bërë të ditur se kishte blerë shtëpi në Belgjikë, në shenjë proteste kundër taksës së madhe të propozuar nga Fransua Holland. Depardie i shkroi një letër kryeministrit Zhan-Mark Ajaro, në të cilën shprehej se “nuk kërkoj të më përkrahin, por kërkoj të më respektojnë”, një përgjigje kjo për deklaratën e kryeministrit francez, i cili e kishte cilësuar të ulët vendimin e tij për t’u transferuar në Nekin, një qytet që mirëpret milionerët francezë që heqin dorë nga nënshtetësia. Veprimi i Depardie ngjalli polemika në të gjithë vendin.
Presidenca kundër aktorëve
Pavarësisht vendimit të gjykatës, Holland ka deklaruar se nuk do të dorëzohet. Qeveria franceze do të propozojë një nismë të për të zëvendësuar ligjin e hedhur poshtë. Modifikimi i ri në ligj pritet të bëhet në janar.
Përgatiti: Gazmira Sokoli
Ne parim une jam per taksen progresive , por realisht 75% takse per fitimet mbi 1 milion euro eshte vertete mase jakobine , te cilen mund a impononte vetem Robespieri !