Taksa ndaj mallrave, kryeministrja Brnabic: Goditje e re për ekonominë e Serbisë

DITA Online

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic, është shprehur se nuk ka asnjë besim që kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, të heqë vendimin për taksën 100 për qind të vendosur ndaj mallrave serbë dhe boshnjakë,

Unë shpresoj që çështja e taksës të zgjidhet së shpejti, por Haradinaj deri tani nuk ka bërë ndonjë veprim që një gjë e tillë të mund të besohet. Unë sinqerisht shpresoj që tarifa të hiqet, jo vetëm për ekonominë, por edhe për vazhdimin e dialogut në mes të Beogradit dhe Prishtinës”, ka thënë Bërnabic për gazetarët.

Bërnabic më tej ka falënderuar të gjitha shtetet, përfshirë këtu edhe SHBA-në, për mbështetjen që i kanë dhënë Serbisë në çështjen e taksës.

Kjo taksë është çdo ditë një goditje e re për ekonominë e Serbisë dhe stabilitetin rajonal”, ka thënë ndër të tjera kryeministrja e Serbisë.

 

v.l/ Dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *