Kryeministri Ramush Haradinaj ka folur në emisionin Pressing rreth Samitit në Berlin, ku do të pritet nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe nga presidenti francez, Emmanuel Macron. Haradinaj thotë se as atje nuk hiqet taksa, ndërsa shton se Mogherinin e kanë nxjerrë nga loja Merkel dhe Macron.
Haradinaj ka dhënë detaje nga Samiti i Berlinit që do të mbahen të hënën.
“5 deri në 7 është pjesa formale, ndërsa është një pjesë tjetër që quhet vazhdim, e që temë është Kosova. Aty nuk janë vetëm palët nga Kosova, por edhe nga rajoni. Gjatë gjithë kohës do të jenë edhe Merkel edhe Macron”, është shprehur Kryeministri.
Ndonëse Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se nuk është aq i rëndësishëm takimi në Berlin, Haradinaj ka pritje të tjera.
Ai flet për rolin e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherinit, me të cilin Haradinaj ka pasur përplasje e mosmarrëveshje.
“Mogherini i ka bërë shumë dëme BE-së dhe Ballkanit. Gati na ka kthyer në të kaluarën. Në vend që të ketë fokusin te tema e njohjes së Kosovës, ajo e ktheu te tema e territoreve. Nuk besoj që duhet të presim zgjidhje nga z. Mogherini” , është shprehur ai.
Kryeministri nuk pret që në Berlin të negociohet, pasi sipas tij, Kosova ka të mandatuar një tjetër ekip negociator.
Në fund, tregon se as para Merkelit dhe Marcronit nuk ndryshon qëndrimi i tij për taksën ndaj produkteve serbe e boshnjake.
“Nuk hiqet taksa as në këtë samit as në ndonjë samit tjetër”.
v.l/ Dita

Po sovranitetin e dyfishte a do e taksosh?
Me jep besim qendrimi u z Haradinaj bravo .meriton mbeshtetjen e popullit shqipetar .
Si shume perpjete or mik,a thua do ti detyrosh ? po shkove me mendje se Ballkanin e ke ne xhep,mund te te dalin te pa pritura !
Ah kur ja degjoj emrin asaj pipinos se qelbur sa shume mbushem me inat.Nje gjysma grua e pa afte dhe e qelbur qe e shkoi dem ate vend pune Be.Vetem nje njeri si Ramushi ja di dhimbjen Atdheut se familja e tij ka dhene dy djem te rinje per liri.Nuk e njeh dhimbjen e Atdheut as Like pordha ne Shqiperi e as Ram piktori.
Nga ana ekonomike taksa nuk po sjell efekte shqiptarët vijojnë të largohen masovikishtë për anën politike ishalla nuk këthehet në bumerang
Shqiptaret gjithmone do te largohen se jane te babezitur e zorreshqyer, mbi te gjitha te prapambetur
…mire kryeminister , mire por nqs. taksa ndaj mallrave serbe nuk do te hiqet , te pakten a do te ua heqni pensionet 40 mij e me shume veteraneve te rejshem qe buxhetit dhe raksapagueseve te Kosoves po i kushtojne mbi 80 miljon € ne vit dhe qe per kete foli publikishte edhe ambasadori zvicrean ne Kosove dite me pare . Ju e dini kryeminister Haradinaj se keto pensione ose kjo mega zhvatje e buxhetit te Kosoves egziston qe nga 2008 dhe sot , kure ju keni shansin ta permirsoni nji devijim te parasedgesevr tuaj, ju refuzoni ta bene kete sepse ju kryeministef po e perdorni taksen kundeg mallrave serbe si leter te forte per mos ua ndalur pensionet veteraneve te rrejshem ngase , 40 mij veteran te rrejshem ne secilat pale zgjedhje ne Kosove juve dhe aleateve tuaj po u sjellin 200-300 mij vota dhe nqs. vertet ju kane sjelle aq vota nga 2008 e kendej pse mose tu sjllin edhe pase 2019 e tutje…ja pra z. kryeminister pse ju refuzoni ta anulini vendimi e takses ndaje mallrave serbe dhe pse thoni se taksa nuk do te hiqet
Bravo KMte kosoves.
Bile i dell zot vendit edhe prodhueseve te vendit.
te mbeshtet njeri ty per keto bema, apo ka rendesi te tregohesh “trim” . po per efekte shkaterrimtare ne dem te politikes dhe popullit te kosoves mendon ti apo ..c’i q..i t’emen . se qe te vijne pas avazit ka plot, por duhen arritje politike e ekonomike te dukeshme te tregohesh trim i vertete .
Trima per arritje politike e ekonomike ne Kosove nuk ka ose , edhe nqs. ka ata jane lene qellimishte ne margjina te shoqerise se Kosoves kyre vendimet i marrin mbeturinat titisto-enveriste dhe nji grup marksistesh e leninistesh te paditur , gjysemanalfsbet me diploma univerzitare , ish komandant te luftes se Kosoves shumica e te cileve pik referense dhe idhull te tyre kane ish zyrtaret serb te kohes se Millosheviqit te cilet ate kohe te viteve 90-ta mendonin dhe punonin ta shkaterronin ekonomine e Kosoves duke debuar shqiptaret nga puna dhe duke i zevendsuar me serb militant .
Keta drejtues shqiptar te Kosoves nuk
kane nevoje te debojne shqiptar nga vendet e punes ngase nderrmarrjet shoqrore i privatizuan duke shkaterruar funksionimin e tyre kurse ne pune pranojne vetem antar te ngushte te familjeve te tyre ose te aferm dhe militant partiak tabulla rrasa qe s kane aftesi as 4 lope ti ruajne e jo te udheheqin me shtetin