Dërgesat postare dhe pagesën e TVSHsë për blerjet online, qytetarët nga 22 gushti kanë mundësi ta bëjnë në filialin e qendrës tranzite të Postës Shqiptare. Edhe qytetarët nga rrethet nuk do të kenë detyrimin të paraqiten në postën e Tiranës, pasi veprimet për zhdoganimin, pagesën dhe tërheqjen e pakove do të kryhen në filialet e postës pranë rretheve.
Procedurat e reja lehtësuese për blerjet online u njoftuan dje nga Posta Shqiptare, edhe pse ajo shprehet se nuk bie dakord me vendimin e qeverisë për uljen e pragut të pataksueshëm në 22 euro për blerjet online dhe 45 euro për dërgesat nga jashtë.
Posta Shqiptare ka shpjeguar arsyet pse nuk bie dakord me vendimin e qeverisë për taksën 22 euro për blerjet online dhe 45 euro për dërgesat me postë.
“Posta Shqiptare, duke marrë shkas nga vendimi i fundit i qeverisë, në lidhje me uljen e tavanit për përjashtimin nga detyrimet doganore, në 22 euro për blerjet online dhe 45 euro për dërgesat nga individët jashtë vendit, e marrë kjo me iniciativë të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, sqaron opinionin publik dhe të gjithë klientët që qëndrimi i saj ka qenë dhe mbetet se ‘tregtia online’ duhet inkurajuar, duke rritur pragun e përjashtimeve doganore si një tendencë botërore, e cila redukton kostot dhe kënaq pritshmëritë e nevojat e konsumatorit vendës”
“Gjithashtu, ‘tregtia online’ përbën një fluks të ardhurash të konsiderueshme për Postën Shqiptare (si shoqëri tregtare publike), siç është edhe për operatorët globalë postarë”, shprehet Posta Shqiptare në njoftimin e saj.

Une nuk kuptoj pse duhet te kete nje prag? Ne te gjithe boten kur blen online e blen me TVSH cdo produkt pavaresisht nese kushton 1 apo 100. Kompanite ose individet qe shesin jane dyqane virtuale dhe duhet te paguajne TVSH-ne si cdo dyqan me kase. Ne UK 20% e blerjeve jane online dhe paguan TVSH (VAT) per cdo gje qe blen. Rrumpalle Shqiptare!
E kam thene edhe here te tjera!
Ky vendim i qeverise do te kthehet ne bumerang! Pse?
Sepse gjate ketyre viteve te fundit,aktiviteti ne Posten Shqiptare eshte rritur shume edhe fale rrites se fluksit te blerjeve on-line.Kjo ka bere qe vete Posta te zgjeroje filialet per te qene prane klienteve.Kjo gje solli dhe rritjen e te punesuareve ne te.
Tani do te shohim spektakel.Do te mbyllen filiale dhe do hidhen njerezit ne rruge.
Dhe pse do behet kjo? Per nje lobing te bere prane Drejtorise se Doganave sepse dikujt aty i kishte rene fitimi i biznesit!
Ky vertet perben nje skandal!