Ramush Haradinaj ka përsëritur se dialogu me Serbinë nuk duhet të kushtëzohet me heqjen e taksës për produktet serbe, një deklaratë kjo që ka përkuar me atë të diplomatit amerikan Filip Riker, i cili nga Shkupi tha se marrëdhëniet SHBA-Kosovë janë dëmtuar për shkak të taksës.
Pro vazhdimit të dialogut është shprehur të jetë edhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj por sipas tij nuk duhet të varet nga taksa e vënë ndaj produkteve serbe. Gatë një vizite në komunën e Gjilanit, Haradinaj ka thënë se janë për të gjetur një mënyrë për vazhdimin e dialogut dhe jo për të prishur raportet me SHBA-në.
Haradinaj edhe nga Gjilani ka hedhur kritika ndaj ambasadores së Kosovës në Uashington Vlora Çitaku duke thënë se ajo në Uashington nuk po e interpreton drejt situatën rreth taksës në Kosovë.
Ndërsa nga Mitrovica kryetari i parlamentit Kadri Veseli ka paralajmëruar se çdo qeveri mund të bjerë nëse rrezikon raportet me SHBA-në.
Deklaratat ndërmjet krerëve të shtetit për taksën janë ashpërsuar posaçërisht pas presionit të SHBA-së
v.l/ Dita

Haradinaj ka te drejte…
Nqs ne dialog do shkohej me kushte sa prej tyre do mund te vendoste kosova para se te ulej ne tryese duke filluar nga 1600 shqiptar qe jane akoma pa varr gjer te demet e luftes
Kjo kembengulja e Haradinajt sikur te le nje shije te keqe.Perforcon pretendimet e Serbise dhe e ben ate te duket si viktime edhe pse dihet qe mallrat serbe vazhdojne te futen ne Kosove nepermjet Maqedonise se Veriut dhe Kroacise.Mendoj se e ben per konsum te brendshem.Duke qene i sigurt se qeveria e tij do te rrezohet nga PDK dhe do te shkohet ne zgjedhje te parakohshme,po perpiqet te krijoje profilin e nje udheheqesi patriot te thekur,ne menyre qe te shtoje forcen e partise se tij ne parlamentin e ardhshem.Me pak fjale,interesi i ngushte personal mbi ate kombetar.Ata qe mbeshtesin linjen e tij ose jane naive,ose dashakeqe,me shpresen se ky akt kamikaz do te largoje perfundimisht USA nga Kosova dhe de facto do t’ia riktheje ate Serbise.
Ramush Haradinaj ,është ndoshta i vetmi Udhëheqës ATDHETAR në gjithë rajonin, prandaj Thaçi me shokë e dërguan 3 herë në Hagë , ai vazhdon të mbajë taksën duke e dëmtuar jashtë mase Sërbinë ekonomikisht.
Ndoshta mallrat sërbe hyjnë në Dardani nga FYROM por kjo do të thotë kosto plus,si nga kostoja e udhëtimit ashtu dhe e riamballazhimit, gjithashtu sasia e produkteve nuk është e njëjtë por shumë më e reduktuar, pra dëmi ekonomik i Sërbisë është shumë i madh.
Këta bythlëpirësit e tjerë , Rama,Thaçi,Ali Ahmeti etj, nuk kanë bole për këto masa.
Atdhetar si Ramushi është vetëm Zijadin Sela, të tjerët janë thjesht Legena.
Ashtu sic u perjashtua Adem Demaci nga delegacioni i UCK ne bisedimet e Rambujese, edhe Ramush Haradinaj ka zgjedhur rrugen e rrezimit te qeverise se tij. Te tjeret do ta vazhdojne rrugen e Rambujese…
Serbia Nik estate demokratizuar perderisa nuk njeh shtetit e Kosoves. Ata qe e shpetuen Kosoven nga kthetrat e Serbise, duhet te ushtrojne presion ndaj Serbise qe ta njoh.