Taksat e reja të Tiranës, Bashkia: Nuk tërhiqemi, tarifat janë të drejta

Dita

Bashkia e Tiranës deklaron se nuk tërhiqet nga paketa e re e taksave, të cilën e quan si të mirëstudiuar dhe të arsyeshme.

Kjo nuk është një çështje që të ketë bashkia lekë nga qytetarët, por që të ketë qyteti investime nga kontributi i gjithësecilit. Ne gjykojmë që secila prej tarifave është e drejtë dhe proporcionale me atë që qytetarët marrin”, deklaron nënkryetari Arbjan Mazniku.

Masa më e kundërshtuar e paketës është rritja deri në 10-fish e tarifës për hapsirat publike. Por, sipas bashkisë, ajo prek vetëm 10 për qind të bizneseve dhe ka një qëllim publik.

“Gjykimi i bashkisë ka qenë që nëse hapësira publike përdoret, atëherë ajo duhet t’i paguhet qytetit. Hapësira nuk është e biznesit, por e qytetarëve, ndaj dhe kjo pagesë duhet të jetë e një niveli më të arsyeshëm”, thotë Mazniku.

Një tjetër taksë e debatuar është ajo mbi arsimin, e cila do të luhatet nga 4 mijë deri në 37 mijë lekë vit. “Ajo është zëvendësim i një takse të mëparshme, që ishte taksa e gjelbër, e cila nga destinacioni që ishte gjelbërimi i qytetit ka shkuar në një destinacion të ri, që është infrastruktura arsimore. Pra, nuk është një barrë e shtuar”, sqaron Mazniku.

Buxheti i bashkisë për këtë vit është rritur me mbi 50 milionë dollarë, por Mazniku thotë se pjesa më e madhe vjen nga miradministrimi dhe jo rritja e barrës.

“Nëse në Tiranë kemi 40 mijë biznese të regjistruara, pak a shumë, 29 mijë prej tyre janë biznese të vogla. Gjithë këto biznese e kanë taksën zero në Tiranë. Pra, kemi të bëjmë me një ulje të taksës për biznesin”, thekson Mazniku.

Një ditë më parë, qindra biznese protestuan para bashkisë duke i kërkuar të tërheqë paketën e re, që sipas tyre e rrit fort barrën mbi ta.

Share This Article
1 Comment
  • eshte se nje kend lojnash do kushtoje 780 milion leke
    ky eshte administrim i mire……..
    preventiv modern, mbi gjelberim,te hedhesh beton si kendi palester ne natyre qe beri paraardhesi
    pse nuk hapet nje vend i ri e te shtohet gjelberimi dhe me lojna………………………………………………………….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *