Kreu i grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili, i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të tërhiqet nga vendimi për të miratuar koncensionin e pullës së barnave.
Sipas Vasilit pulla që aktualisht kushton vetëm 6 lekë të vjetra pas miratimit të koncensionit do të arrijë një çmim dhjetra deri mijëra herë më të lartë.
“Pulla aktualisht kushton vetëm 6 lekë të vjetra.Me koncesionin, që do të miratojë qeveria, pulla do të kushtojë nga dhjetra deri mijëra herë më shtrenjtë. Thënë më thjeshtë: nga 6 lekë të vjetra mund të arrijë edhe deri në 31 mijë lekë të vjetra, pra rritje rreth 5 mijë herë.”, ka shkruar Vasili në statusin e tij në Facebook.
STATUSI I PLOTË I VASILIT
Tërhiqu kryeministër nga taksa e shëndetit.
Në programin e punimeve të Kuvendit është futur përsëri nga qeveria miratimi i koncesionit të pullës së barnave.
Pulla aktualisht kushton vetëm 6 lekë të vjetra.
Me koncesionin, që do të miratojë qeveria, pulla do të kushtojë nga dhjetra deri mijëra herë më shtrenjtë. Thënë më thjeshtë: nga 6 lekë të vjetra mund të arrijë edhe deri në 31 mijë lekë të vjetra, pra rritje rreth 5 mijë herë.
Kjo, pasi pulla e barnave tash e tutje do kushtojë sa 2.4% të çmimit të shitjes me pakicë. Grabitje kjo që nuk është parë gjëkund.
Kjo është taksa direkte më abuzive mbi shëndetin, që do paguajnë qytetarët.
Shëndetësi falas nuk pati jo e jo, por për më zi akoma, po shtojnë dhe taksa të rënda si kjo e pullës, që i bën shqiptarët të paguajnë akoma më shumë për barnat.
Kryeminisri nga ligji i dekoratave edhe tërhiqet, por kur vjen puna te ligjet, që u hanë lekët dhe i varfërojnë qytetarët dhe pasurojnë të tjerët me koncesione, ai nuk tërhiqet kurrë.
Tërhiqu kryeministër, kurseja vetes të paktën këtë gjynah, që lidhet me shëndetin.

E hengewn pensionistet. Mafia