Autoriteti Rrugor Shqiptar është duke studiuar mundësinë e aplikimit të pagesës në disa akse kombëtare në vend sipas modelit të rrugës Durrës-Kukës.
Kreu i këtij institucioni, Afrim Qendro ka thënë në studion e lajmeve të “Ora News” se ende nuk ka një vendimmarrje, pasi aplikimi i taksës është në fazën e studimit.
“Po diskutohet edhe aksi Tiranë-Fier-Vlorë, po diskutohet edhe aksi Tiranë-Elbasan, edhe aksi Tiranë-Durrës, ndoshta edhe Gjirokastër-Sarandë. Por këto janë pjesë e studimeve, pjesë e analizave në të cilat nuk merr pjesë vetëm autoriteti rrugor, këto janë vendime të rëndësishme që i merr qeveria shqiptare”, tha ai.
Qendro shtoi se aplikimi i pagesës në disa nga akset kombëtare të vendit varet edhe nga ecuria e këtij procesi në rrugën Durrës-Kukës.
Më herët, ai tha se ndërhyrja emergjente në autostradën Tiranë-Durrës, e cila nis në 11 qershor, do të përfundojë para 1 korrikut dhe nuk do të cënojë sezonin turistik.
“Që do të thotë ne nuk do të bëjmë mbushje të gropave, por do të marrim segmentet më të dëmtuara, do t’i hiqet asfalti aktual dhe do të shtrohet. Ne këtë punë do ta mbarojmë deri në datën 1 korrik, që me fillim normal të sezonit turistik kjo rrugë të jetë e kalueshme.”
s.a/dita

PO NE SE DO KETE RESHJE KUR DO TE MBAROJE, PSE NUK U FILLUA ME PERPARA, KUR ESHTE VENDOSUR QE SEZONI TURISTIK FILLON ME 1 KORRIK, SA JANE TEMPERATURAT DHE KUR ESHTE DITA ME E GJATE E VITIT. SHPRESOJME QE TE PERFUNDOJE ME PERFUNDIMIN E SEZONIT TURISTIK I CILI RREGULLISHT ESHTE ME 1 SHTATOR,NE SE NUK ZGJAT DERI ME 31 DHJETOR.
hahahahahahahahahahahahah!!
ja dhe muzika e shkrimit të para disa javësh”nuk ka para për të riparuar autostradën tiranë-vorë”!!
shqiptari paguan për ndërtimin,për riparimin,për qeverinë,për vilat e tyre në det e në mal!!për gjithçka dhe se hap fare gojën!!vendosen taksa qarkullimi,taksa për karburantet,taksa për frymëmarjen,dhe shipua se hap gojën!!
jepi shqiptar jepi shtyje brrylin në bythën tënde!ja ke ndjerë lezetin rehatisë!!
gjat mesjetës kishim fisnikët dhe bujkrobërit,të paktën për europën,këtu ishte pak ndrysh më lirë,fisnikët nuk kishte ligj që i dënonte,pothuajse për asgjë!!përveç tekave të mbretit!kurse bujkrobërit për një lepur,kaproll,dre të vrarë dënoheshin me verbim,ju nxirreshin sytë!!
shqipua sot dënohet për mospagimin e rrymës elektrike,kurse politikani lutet,amnistohet,nëse pranon që është hajdut,kirminel,e i falet çdo lloj mëakati!!përse ndodh një gjë e tillë?!
sepse kemi një parlament të “zgjedhur” nga populli(publiku) i cili bën ligje kundër popullit!bën ligje kundër popullit!!
një herë e një kohë ligjet i bënin fisnikët dhe bujkrobërit nuk kishin asnjë lloj mundësie të vendosnin për jetën e tyre!!
të paktën tashti kemi shkuar më përpara,vendosim vetë për skllavërimin tonë!!
fitore madhështore e popullit të metë, mendërisht,shqiptar!!
ps:prisni dhe pak”nuk keni parë gjë akoma”!do të vihen taksa për rrugët e biçikletave,pas atyre të makinave,dh epastaj për rrugët e këmbësorëve!!