Përshëndetje gazetës DITA dhe stafit të saj. Unë që po ju shkruaj jam një në njëmijë taksistët e qytetit të Tiranës. Jemi ndër taksapaguesit më të rregullt të këtij qyteti. Shumica prej nesh kanë dhënë edhe kontribut për ardhjen e z.Basha në krye të Bashkisë. Por ju them me bindje se administratë më të papërgjegjshme dhe më dallkauke se kjo me atë palo kryetar në krye, nuk keni për ta gjetur as në ndonjë provincë afrikane.
Taksi të pa licensuara kudo, nga Kamza, Bathorja, Paskuqani e plot komuna të tjera, punojnë në mes të Tiranës ditën për diell nën hundën e policisë bashkiake me drejtor mashën e Lulit, V. Topalli. Duket sikur jemi ne taksistet e licensuar, të paligjshmit (!). Pale tani që na u bë edhe sozia i Berishës. Ka për të harruar edhe derën e Bashkisë e jo më hallet tona.
SMS në DITA në 0689073730
Shqetesimi eshte shume i drejte, por keto gjera rregullohen me ligj, licensimi taksive ne sherbim te popullates per mendimin tim duhet te jete pa limit, boll qe mjeti te jete ne vitin e prodhimit qe thote ligji, ne kushte te plota teknike dhe shoferat e tyre ne moshen dhe aftesine teknike qe kerkon ose duhet te kerkoje ligji, por kush kapet duke punuar taksi pa licence duhet t’i sekuestrohet mjeti dhe jo vetem kaq, te punosh ne kundershtim me ligjin duhet te perbeje veper penale ,pervec gjobes qe duhet te jete drastike ,askush nuk duhet te guxoj te thyeje rregullat e vendosura dhe nga ana tjeter cdokush qe do te punoje taksi ta marr licencen pa asnje pengese kur mjeti dhe mosha e aftesia e drejtuesit te mjetit jane brenda rregullave te vendosura,tregu e rregullon vete numerin e taksive qe nevoiten, duhet hequr dore nga planifikimet,sistemi i zgjithe vete keto gjera.