“Pse e hoqa tatuazhin e Berishës”

Bledar Lumani

Taksisti Ulian Kolgjegja ka shpjeguar pse e ka hequr tatuazhin e Berishës.

Ai ka thënë për “GSH” se tatuazhi e pengonte që të dilte në plazh.

Për më tepër, ai thotë se muajin e fundit policia kishte filluar ta ndalonte dy herë në ditë prej tatuazhit.

“Po, më ka hapur probleme me policinë. Kishte rreth dy muaj që policia më ndalonte dy herë në ditë. Sa më shikonte patrulla me ndonjë pasagjer, më ndalonin e më bënin kontroll pa shkak. Sa më shikonin, më ndalonin kot fare mu në mes të Bllokut pa asnjë arsye. Ma sollën në majë të hundës! Ma nxinë jetën”, thotë ai.

Megjithatë, Kolgjegja shprehet se adhurimi i tij për Berishën mbetet, pavarësisht se e hoqi tatuazhin e tij.

Share This Article
8 Comments
  • Po car do thot,qe sala doli nje njeri me ‘biografi’ te keqe,po e quaj kshu qe mos ti rreshtoj cilesit negative te sales,qe,tashme i din te gjithe! Po dhe ky budalla paskaqen,ci duhej tatuazhi i ktij personi. Kto oersona,per mendimin tim jan te semure qe bojn tatuazhe politikanesh.

  • Meqènèse e adhuron aq shumè njè kriminel le ta mbajè ,ta bèjè o nè prapanice ose atje ku bene shurren dhe e nxierr mallin disa herè ne dite .Nuk ke ç’farè i thua, aq i peshon kungulli mbi supe.

  • Po ku ta shifte policia tatuazhin or tai? A rrije lakuriq ti a? Ej po ti te jesh krenar per liderin se si ne pozite si ne opozite ty ta ka bere nderin. Te ka zbrit nga bjeshket a namuna tek kali i skenderbeut. Te paska prezantuar edhe me bllokin, mos te shkoj me tej te paska bere cun me horizont… ja tatuazhi dragua i vertete ashtu si ai qe adhuron ti or bablok 😉

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *